Google ADS

Si të dalloni dhe parandaloni përhapjen e nishaneve kancerogjene në lëkurë

09:24 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

Janë 200 loje të ndryshme të kancerit dhe melanoma mbetet një nga më të përhapurit tek moshat nën 50 vjeç. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë ndryshon trupi, fillojnë të shfaqen shenjat e plakjes, rrudha, njolla, gjëndra për të cilat betohemi se nuk i kemi pasur më parë.

Shumica e tyre formohen thjesht si pasojë e plakjes. Janë të bezdisshme, por jo rast për t’u shqetësuar. Megjithatë, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje çdo ndryshimi që ndodh në lëkurë, qoftë edhe shfaqja e një nishani të vogël, pasi, nëse zbulohet herët, melanoma është një nga llojet e kancerit që kurohet më lehtë, edhe më një trajtim invaziv. Edhe pse zbulimi në kohë është si i thjeshtë ashtu edhe i rëndësishëm, shumë njerëz nuk janë në dijeni ose thjesht i injorojnë shenjat paralajmëruese të këtij lloji kanceri. Nishanet mund të jenë një shenjë e parë e kancerit të lëkurës, shkruan shendeti.

Njerëzit që kanë shumë nishane në trup, ato që kanë lëkurë të zbehtë dhe flokë të kuqe janë më të rrezikuar nga kanceri. (Një studim i viti 2016 ka zbuluar se njerëzit me flokë të kuqe, lëkurë të zbehtë dhe quka në fytyrë mund të fshehin një gjen që rrit rrezikun për t’u prekur nga kanceri i lëkurës, i lidhur me diellin). Ja çfarë duhet të kini parasysh. Dermatologët ndjekin rregullin ABCDE për të zbuluar shenjat paralajmëruese të kancerit të lëkurës:

1.Asimetria: Kontrolloni për çdo ndryshim në formë të nishaneve, nëse një prej tyre ka formë të çrregullt krahasuar me të tjerët apo fillon të ndryshojë formë me kalimin e kohës.

2.Kufijtë: Përveç formave të çrregullta, hidhni një sy edhe pjesës përreth nishanit.

3.Ndryshime në ngjyrë: Nishanet që ndryshojnë në ngjyrë, ose kanë ngjyra të ndryshme në pjesë të ndryshme, duhet të kontrollohen. Ngjyra duhet të jetë shqetësuese për pacientin kur është blu në mavi.

4.Diametri: Nëse keni një nishan që e kalon madhësinë e 6 mm diametër, duhet ta kontrolloni tek mjeku.

5.“Evoluimi”: Shumë dermatologë përdorin terma të ndryshme në lidhje me këtë shenjë. Megjithatë, çdo ndryshim në madhësi, nëse nishani fillon të përhapet në sipërfaqen e lëkurës, apo vini re diçka të dyshimtë ose shqetësuese në lëkurë, duhet të vini në dijeni mjekun për të.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme