Google ADS

Si të bëni gjumë të rehatshëm

23:32 | 26 Korrik 2024
K.B

Keni probleme me gjumin?

Ju duhen vetëm 30 minuta ushtrime të lehta aerobike që mund të ju ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.

Charlene Gamaldo, drejtoreshë mjekësore e Qendrës Johns Hopkins për Gjumin në Spitalin e Përgjithshëm të Qarkut Hoëard thotë se nuk do të duhet shumë kohë për të parë një përfitim.

“Pacientët nuk kanë nevojë të ndihen sikur duhet të stërviten për Maratonën e Bostonit për t’u bërë një gjumë më i mirë.”

Ushtrimi i moderuar aerobik rrit sasinë e gjumit të thellë që një person mund të ketë.

Ushtrimi gjithashtu mund të ndihmojë në stabilizimin e disponimit dhe dekompresimin e mendjes, një proces njohës që është i rëndësishëm për kalimin natyral të gjumit.

Ushtrimet aerobike bëjnë që trupi të çlirojë endorfinë dhe të ngrejë temperaturën e trupit.

Kimikatet mund të krijojnë një nivel aktiviteti në tru që i mban njerëzit zgjuar dhe ngritja e temperaturës bazë të trupit sinjalizon orën e trupit se është koha për të qenë zgjuar.

Disa njerëz duhet të ushtrojnë të paktën një deri në dy orë para se të flenë, duke i dhënë kohë niveleve të endorfinës për t’u ulur.

Për të tjerët, koha e ditës për të ushtruar nuk bën dallim.

Mungesa e gjumit të mjaftueshëm lidhet me sëmundje dhe gjendje kronike, duke përfshirë depresionin, obezitetin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës .

Agjencitë që merren me shëndetin e njerëzve rekomandojnë gjithashtu ushtrime për të përmirësuar shëndetin e gjumit, si dhe shmangien e kafeinës dhe alkoolit, pastaj mos ngrënien e vakteve të mëdha dhe heqja e pajisjeve elektronike nga dhoma e gjumit./Shqip.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme