Mund të ngjajë e pamundur, por limoni po ndihmon gratë në Britaninë e Madhe që të zbulojnë simptomat e kancerit të gjirit.
Mesazhi i rëndësishëm është përhapur pas një postimi të kohëve të fundit nga “World Know Your Lemons”, në të cilën shfaqet limonët në një kuti vezësh dhe përshkruajnë simptomat e ndryshme të kancerit të gjirit, transmeton portali arbresh.info
Sipas themeluesve të kësaj fushatë, besohet se kjo është një ndër format më të lehta për t’u ardhur në ndihmë grave që të zbulojnë nëse janë prekur nga kjo sëmundje.
“Disa pacientë nuk duan të flasin për gjinjtë ose të shohin ato”, ka thënë Corrine Beaumont, ideatorja e kësaj fushate.
Fushata për njohjen e simptomave të kancerit të gjirit ka filluar në vitin 2003 dhe është përkthyer në 16 gjuhë, duke u ardhur në ndihmë edhe grave në SHBA dhe Liban.
Simptomat e kancerit të gjirit të prezentuara përmes limonit mund t’i shikoni në fotografinë e mëposhtme. Sigurohuni që këtë informacion ta ndani edhe me mikeshat e juaja./Arbresh.info
https://www.instagram.com/p/BPOLyIMFAZd/
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, li...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...
Britani e Madhe/ 760,000 gra presin për një ekzaminim gjinek...