Mastisisi apo inflamacioni i gjëndrave të qumështit më së shpeshti i kanë nënat që për herë të parë sjellin në jetë fëmijën. Shërimi fillon sapo të shfaqen simptomat: pihen antibiotikë 10 deri 14 ditë.
INFLAMACIONI i gjëndrave të qumështit – mastitisi, femrat e papërvojë lehtë mund t’i injorojnë simptomat: rraskapitje e papritur, dobësim, temperaturë mbi 38 gradë, rrëqethje – ia përshkruajnë ndonjë infeksioni respirator, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, nëse krahas vështirësive të përmendura shfaqen edhe dhembje dhe ënjtje të një pjese apo të tërë gjirit, të cilat dhembin më shumë me rastin e prekjes, gjiri është shumë i fortë, më së shpeshti i kuq dhe i ngrohtë – kjo është shenjë e sigurt e inflamacionit të gjëndrave qumështore.
Inflamacioni i gjirit zakonisht prek gratë që janë me gji, edhe pse nganjëherë kjo gjendje mund të ndodhë edhe tek gratë të cilat nuk kanë fëmijë në gji. Mastiti është një gjendje e përhapur, të paktën 1 në 10 nëna në laktacion e përjeton mastitin gjatë periudhës së ushqyerjes bebes me gji.
Në shumicën e rasteve, mastitis i laktacionit ndodh përpara 6–12 javësh pas lindjes, por kjo mund të ndodhë edhe më vonë gjatë ushqyerjes me gji. Kjo gjendje mund të bëjë që ju të ndiheni të këputur, duke e bërë kështu të vështirë përkujdesjen për fëmijën tuaj.
Ndonjëherë mastiti e çon një nënë të largojë fëmijën e saj nga gjiri përpara se ajo të ketë ndërmend për ta bërë këtë gjë, por vazhdimi i të ushqyerit me gji, madje edhe kur ju jeni duke marrë antibiotik për mastitin, është më mirë për ju dhe fëmijën tuaj. Është totalisht e sigurt që bebi juaj të pijë nga gjiri i cili ka mastit, ndaj nëna nuk duhet ta ndalojë kurrsesi gjidhënien nga ai gji dhe as ta hedhë qumështin e shtrydhur nga ky gji.
Në shumicën e rasteve, ju do të ndiheni e sëmurë me simptoma të gripit disa orë përpara se të vëreni se gjiri juaj ka një sipërfaqe të fortë dhe të skuqur. Sa më shpejt që ju të njihni këtë kombinim të shenjave dhe simptomave, është koha për të kontaktuar mjekun tuaj.
Nëse ju kontaktoni me mjekun në kohë, ai mund të bëjë të mundur që ju ta kaloni mastitin pa ndërhyrjen e një terapie me antibiotik, por kjo gjithmonë nëse ju keni më pak se 24 orë që gjendeni në këtë situatë.
Specialisti me një pompë profesionale spitali dhe me përkujdesjen e duhur përpara dhe pas trajtimit të mastitit do të bëjë të mundur që të largojë faktorët që e kanë shkaktuar mastitin dhe do t’iu tregojë rrugën e duhur se si duhet të veproni në vazhdim në mënyrë që të përmirësoni gjendjen tuaj shëndetësore.
Nëse ju nuk e keni kapur në kohë mastitin mjeku juaj do të përshkruajë një terapi me antibiotik të cilët duhet të pihen patjetër prej jush. Mos u shqetësoni, shumica e antibiotikëve janë të sigurt gjatë gjidhënies dhe nuk do ta dëmtojnë beben tuaj pasi nuk kalojnë në gji.
Nëse shenjat tuaja dhe simptomat nuk përmirësohen pas dy ditëve të para të marrjes së antibiotikëve, ju duhet të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj për t’u siguruar se gjendja juaj nuk është rezultat i një problemi më serioz. /Telegrafi/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...