Fibrat bimore
Ndryshimet në dietë janë një armë e fortë në luftën për të ulur kolesterolin. Fibrat bimore që gjenden te drithërat e plotë janë një ndër to. Tërshëra, gruri i plotë, elbi i plotë, orizi i egër, fasulet, frutat me lëkurë dhe perimet, janë ndër burimet më të mira dhe zgjedhjet më të shëndetshme.
Vajrat esencial
Jo më shumë se 35% e kalorive ditore duhet të vijnë nga yndyrat. Dhe për më tepër, lloji i tyre është po aq i rëndësishëm. Lloji me i dëmshëm është yndyra vegjetale e ngurtësuar, pra margarina. Më pas vijon gjalpi, dhjami i kafshëve dhe i bulmetit. Këtu mund të bëjnë përjashtim qumështi i dhisë dhe mishi i kecit apo i kafshëve të tjera të cilat rriten në natyrë dhe kullosin në gjelbërim, pasi në dhjamin e tyre kanë më pak yndyra të ngopura. Vajrat më të këshillueshëm janë vaji i ullirit dhe i linit të presuar në të ftohtë, avokado, arrat, bajamet dhe vaji i peshkut.
Vajrat vegjetal, të rafinuar të gatimit janë gjithashtu të dëmshëm pasi nxisin oksidimin e kolesterolit që qarkullon.
Dietat e varfra në karbohidrate
Reduktimi i sheqernave në dietë, sidomos atyre të thjeshtë dhe preferenca e karbohidrateve komplekse ndikon pozitivisht në uljen e kolesterolit. Duke ulur karbohidratet në favor të yndyrave esencial, arrihet një rritje optimale e kolesterolit të mirë HDL.
Kolesteroli dhe mbipesha
Nëse jeni mbipeshë dhe keni kolesterol të lartë, ulja e peshës do të shkojë respektivisht me uljen e kolesterolit të keq. Për më tepër, nëse perimetri i mesit tuaj është më shumë se i vitheve, atëherë rënia në peshë është domosdoshmëri për të fituar mirëqenien.
Ndërprisni duhanin
Lënia e cigares është e vështirë por ja ku keni një arsye më shumë. Kur ju ndërprisni duhanin, kolesteroli i mirë mund të rritet me 10%.
Aktiviteti fizik
Edhe nëse je i shëndetshëm por jo aktiv, fillimi i një programi aerobik ose kardio, do të rezultojë në rritje prej 5% të kolesterolit të mirë, brenda dy muajve të parë. Zgjidhni një aktivitet fizik që rrit ritmin e zemrës si kërcimi, vrapi, noti apo hedhja me litar. Mjaftojnë 30 minuta në ditë për të paktën 5 ditë të javës për t’ju dhënë gjithë përfitimet e mundshme.
Preparate bimore
Ka indikacione se hudhra mund të ndikojë në uljen e kolesterolit të keq, por suplementet e saj mund të kenë efekte anësore, sidomos kur shoqërohen me ilaçe. Bimë të tjera që ndihmojnë janë –farat fenugreek- dhe ekstraktet e zemrës së agjinares.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist