Duke qëndruar 40 orë në javë në punë, ne harrojmë ndikimin negativ që mund të ketë të qëndruarit ulur përpara një tavoline. Puna në zyrë ka qenë e lidhur me rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, si dhe shanset e një ataku në zemër.
Prandaj është e domosdoshme që ne të marrim masa për të reduktuar këto rreziqe dhe të mbajmë një mënyrë jetese të shëndetshme.
Kushtojini rëndësi këtyre 5 këshillave për të qëndruar të shëndetshëm në vendin e punës:
1. Hani mëngjes
Mëngjesi është konsideruar si vakti më i rëndësishëm i ditës. Ai e mban trupin tuaj në formë gjatë gjithë ditës,duke ju bërë energjik që në mëngjes. Nëse ju zgjidhni të hani për mëngjes vezë ose tost, produkte me bazë drithëra, është me rëndësi jetike për të filluar ditën tuaj duke u ndjerë të fuqishëm dhe me një mendje të kthjellët.
2. Bëni shëtitje
Qëndrimi për 9 orë në tavolinën tuaj të punës është shumë e dëmshme për shëndetin tuaj, sidomos nëse ju qëndroni ulur dhe përballë ekranit të kompjuterit. Gjatë orës tuaj të drekës, bëni një shëtitje rreth e përqark të paktën 15 minuta. Nëse kjo nuk është e mundur, përpiquni të shkoni diku për shëtitje të paktën 3 herë në javë para ose pas pune.
3. Konsumoni ujë
Shumica e punonjësve që punojnë në zyra janë kaq të shqetësuar me punët në zyrë sa harrojnë të konsumojnë ujë. Ky është një gabim i përbashkët! Është me rëndësi jetike që ju të mbani mend të hidratoni trupin tuaj ashtu si ju punoni vazhdimisht. Mbani një shishe me ujë në tavolinën tuaj të punës dhe të konsumoni ujë herë pas here, duke pirë ujë të paktën 5 gota gjatë një periudhe prej 9 orësh.
4. Konsumoni ushqim të lehtë
Është e rëndësishme të konsumoni ushqime të lehta gjatë punës, duke qenë se ne na shterojnë vazhdimisht burimet energjetike te trupit; prandaj ne duhet të furnizojmë dhe rifreskojmë trupin tonë gjatë gjithë kohës. Fruta të tilla si molla dhe banania duhet të jenë ushqimet më të zakonshme në tavolinën tuaj të punës, ndërkohë që shumë punonjës zgjedhin të konsumojnë arra të cilat të japin energji.
5. Duhet të lëvizni vërdallë
Nëse ju shkoni në tualet ose thjesht dilni jashtë për pak minuta, është e këshillueshme të bëni një mini-pushim prej 2-3 minuta për çdo orë, duke ecur rreth e qark. Duke qëndruar ulur gjatë gjithë kohës mund t’ju shkaktojë variçe në këmbët tuaja, si sindromi i Tunelit Carpel./EO
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...
Aksident me 7 persona të lënduar në Maliq të Shqipërisë