Më shumë se 30 për qind e popullsisë së botës vuajnë nga çrregullime të ndryshme të syve, përfshirë miopinë – probleme me shikim në distanca të shkurta apo hipermetropinë – problemet me largpamje.
Çrregullimet e ndryshme të syve, përveç glaukomës dhe kataraktit, të cilat ndodhin për shkak të infeksioneve bakteriale, mund të rregullohen lehtë me ndihmën e pozave jogic dhe asanas, transmeton Telegrafi.
Prandaj, në vend se të përdorni syze të fuqishme dhe lente të cilat asnjëherë nuk e shërojnë shikimin e dobët, më mirë është të praktikoni ushtrimet për sy, të cilat e përmirësojnë funksionin e syve.
Kapsitni sytë
Uluni dhe kapsitni sytë rreth 10-15 herë shpejt. Mbyllni sytë dhe relaksohuni për 20-5 sekonda. Tani përqendrohuni në frymëmarrje dhe pritni disa minuta. Këtë ushtrim përsëriteni 5-6 herë në ditë.
Vëzhgimi rrotullues
Uluni dhe mbajeni kokën drejt. Fokusojini sytë në gishtin e madh të dorës së djatht dhe bëjeni një rreth të plotë me të. Këtë ushtrim përsëriteni pesë herë në drejtim të akrepave të orës dhe në drejtim të kundërt.
Këtë e përsëritni edhe me gishtin e madh të dorës së majt.
Shikoni anash
Uluni dhe shikoni në një pikë para teje. Mbajeni kokën drejt dhe ndryshojeni vizionin në anën e majt.
Shikoni drejt për pak kohë dhe ndryshojeni vizionin në anën e djathtë. Ushtrimin përsëriteni 10 deri në 20 herë. Mbyllni sytë dhe pushoni.
Shikimi në afërsi dhe largësi
Qëndroni apo uluni afër një dritareje të hapur me pamje të qartë. Fokusoni sytë në majën e hundës për 5-20 sekonda. Përsëriteni këtë 10 deri në 20 herë. Mbyllni sytë dhe relaksohuni. Gjithashtu kontrollojeni frymëmarrjen gjatë këtij procesi. Merrni frymë gjatë shikimit në afërsi dhe lirojeni frymën gjatë shikimit në largësi.
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...