Secili person pesëdhjetë vjeç ka zemrën e një gjashtëdhjetë vjeçi, që e shton rrezikun për të pësuar sulm në zemër apo në tru. Shëndeti publik anglez kishte analizuar përgjigjet e 1,2 milion njerëzve që kishin bërë një test, që në bazë të moshës, gjatësisë, peshës, shtypjes së gjakut, nivelit të kolesterolit, vlerëson moshën e zemrës. Rreth 33.000 prej tyre ishin meshkuj prej 50 vjeç.
Sëmundjet e zemrës janë shkasi kryesor i vdekjeve te meshkujt, derisa i dyti te femrat. Një pjesë të këtyre vdekjeve është e mundur të parandalohen. Nëse dëshironi ta përmirësoni shëndetin e zemrës, atëherë: Lëreni duhanin, Jini më aktivë, Korrigjon peshën, Konsumoni më shumë fibra në organizëm, Kufizoni konsumimin e yndyrave të ngopura, Hani pemë e perime pesë herë në javë, Kufizoni konsumimin e kripës, Hani peshk, Mos pini alkool, lexojeni përmbajtjen e ushqimit kur e blini.
Ekspertët po ashtu thonë se shumica e njerëzve nuk e dinë shtypjen e gjakut, derisa pjesa më e madhe e tyre kanë shtypje të lartë të gjakut, derisa ata nuk janë të vetëdijshëm për këtë fakt, që është shumë brengosëse.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...