Qepët janë një perime shumë e rëndësishme për shëndetin e organizmit.
Ato janë të pasura me fibër, kalium, kalçium por edhe shumë vitamina të rëndësishme për shëndetin nervor.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për vlerat e vitaminave dhe mineraleve që gjenden tek qepa për sistemin nervor dhe nervat.
Vitamina C Për Sistemin Nervor
Vitamina C që gjendet tek qepa ndihmon në funksionin e nervave.
Kjo vitaminë aktivizon enzimat që nxisin prodhimin e norefiniprinës, një substancë e dobishme për komunikimin ndërqelizor.
Kjo substancë mban nën kontroll orën e brendshme, funksionet e trurit dhe vëmendjen.
Një filxhan çaji me qepë të prera përmban 11.8 miligramë vitaminë C.
Vitamina B6 Për Shëndetin Nervor
Konsumi i qepës ndihmon në marrjen e sasive të domosdoshme të vitaminës B-6 e cila përdoret për metabolizimin e glukozës që është burimi kryesor i energjisë për qelizat nervore.
Ajo gjithashtu ndihmon në prodhimin e serotoninës dhe dopaminës, dy substanca të përfshira fort në komunikimin nervor dhe në shëndetin mendor.
Mungesa e kësaj vitamine shkakton probleme nervore, shqetësime emocionale, depresion dhe konfuzion.
Një filxhan çaji me qepë të prera përmban 192 mikrogramë vitaminë B-6 ose 15 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine.
Mangani Dhe Shëndeti Mendor
Mangani tek qepët është shumë i mirë për nervat, kujtesën, sistemin nervor dhe trurin në përgjithësi.
Konsumi i një filxhan çaji me qepë rrit nivelet e manganit me 206 mikrogramë ose 11 përqind të dozës ditore për gratë dhe 9 përqind për meshkujt.
Si Të Konsumoni Më Shumë Qepë
Qepët mund t’i hani të freskëta duke i përfshirë në shumë receta me panine, sallata e salca të ndryshme.
Nëse ju pëlqejnë të kavërdisura mund ta bëni këtë në temperaturë të ulët deri sa qepët të karamelizohen.
Më pas mund t’i përdorni për mbushje të shpendëve, mishit apo gjellë të ndryshme.
Qepët mund t’i piqni me kungull dhe t’i spërkasni me kopër, rozmarinë të freskët dhe vaj ulliri./AgroWeb.org
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...
Konfirmohet rasti i patë i Lisë së majmunëve në Kosovë
IKD: Procesi për përzgjedhjen e kryeprokurorëve-kryesisht me...
Rama me magjinë e rrugës për në Kolonjë, uron një ditë të mb...
Guterres: Bombardimet e Izraelit në Jemen janë jashtëzakonis...