Kanella ka veti të shkëlqyeshme shëruese dhe mund t’i lehtësojë simptomat e sëmundjeve të ndryshme. Por, para se të filloni të konsumoni kanellë në baza ditore, gjithsesi konsultohuni me mjekun, sidomos nëse vuani nga sëmundje të caktuara mjekësore ose jeni duke marrë medikamente të caktuara.
Kanella ndihmon në parandalimin e diabetit të tipit 2. – Çaji nga kanella është një nga mënyrat më efektive për ta rregulluar nivelin e sheqerit në gjak. Lëreni ujin të vlojë dhe shtoni 1 lugë çaji të kanellës. Lëreni të qëndrojë për 15 minuta. Uji do të bëhet ngjyrë kafe. Kullojeni atë dhe pini.
Kanella së bashku me mjaltin ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Alzheimerit. – Përzieni 1 lugë çaji të kanellës me pak mjaltë. Këtë duhet ta konsumoni çdo ditë para mëngjesit. Nëse përzierja ju duket shumë intensive, shtojeni atë në çaj.
Kanella mund t’i lehtësojë simptomat e artritit. – Rriheni kanellën derisa ta fitoni një përzierje të njëtrajtshme. Shtoni pak ujë. Aplikojeni atë në nyjat që dhembin. Përzierjen mund ta vendosni në gazë pambuku që të mbetet e lagësht më gjatë.
Kanella mund ta përmirësojë punën e sistemit të tretjes. – Në ujë të valë, shtoni 1 lugë çaji të kanellës dhe disa gjethe nenexhiku. Lëreni të qëndrojë 10 minuta, kullojeni dhe pini 3 herë në ditë.
Kanella përshpejton dobësimin. – Përzieni çajin e kanellës me një lugë mjalti dhe pini atë çdo ditë 30 minuta para mëngjesit.
Kanella largon aknet. – Përzieni kanellën dhe mjaltin dhe aplikoni përzierjen në akne. Lëreni të qëndrojë për disa minuta. Gjithashtu mund ta lini të qëndrojë brenda natës. Shpëlani me ujë të ngrohtë.
Përmirëson shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut. – Hani 1 lugë të vogël me kanellë çdo ditë kur e keni stomakun bosh. Kanellën mund ta përzieni me mjaltë ose ta pini me ujë të nxehtë.
Kanella rrit nivelet e energjisë. – Shtoni një majë të lugës me kanellë në kafenë tuaj të mëngjesit, në drithëra, smoothie, çaj, supë ose spërkateni atë nëpër tost me mjaltë të lyer.
Kanella qetëson kollën. – Përzieni 1/4 e lugës me kanellë dhe 1 lugë mjaltë. Merreni 3 herë në ditë. Kollitja do të duhej të lehtësohet brenda një periudhe prej dy ditësh.
Kanella përmirëson gjumin. – Ngrohni qumështin dhe largojeni nga zjarri para se të fillojë të vlojë. Shtoni 1 shkop të kanellës, mbulojeni dhe lëreni të qëndrojë për 10 minuta. Pini të paktën një orë para gjumit.
Kanella zbut infeksionet e dhëmbëve. – Përzieni pak kanellë dhe mjaltë. Aplikoni direkt në dhëmbin që dhemb. Mbajeni për rreth 10 minuta dhe shpëlajeni, ose thjesht gëlltiteni.
Kanella përshpejton shërimin e plagëve. – Përzieni 1 lugë të vogël me mjaltë dhe një majë të lugës me kanellë. Aplikoni në plagë dhe mbulojeni me gazë. Lëreni të qëndrojë për rreth 30 minuta.
Kanella freskon erën e gojës. – Shtrydhni 2 limonë, shtoni 1 lugë me kanellë, 1 pluhur për pjekje dhe 2 lugë mjaltë. Shtoni 250 ml ujë të vluar. Përzieni, lëreni të ftohet dhe përdoreni si ujë për shpëlarje të gojës.
Kanella rregullon shtypjen e gjakut. – Përzieni 1 lugë të vogël me kanellë me 250 ml ujë të ngrohtë dhe pini atë çdo mëngjes kur të zgjoheni.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...