Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit. Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrnat dhe çliron energji.
Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj. Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë. Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrnave.
Mëlçia duhet detoksifikuar rregullisht në mënyrë që funksionet e saj të jenë optimal. Referuar disa studimeve të rëndësishme, AgroWeb.org ju rekomandon një nga mënyrat më efikase për detoksifikimin e mëlçisë. Kura natyrale që do të lexoni më poshtë do të rikthejë të gjitha fuqitë natyrale të mëlçisë brenda pesë ditëve.
Përbërësit që ju nevojiten për këtë recetë
Një filxhan me majdanoz të grirë
5 kërcenj selinoje
6 gota ujë
3 limonë
Përgatitja
Në fillim, AgroWeb.org ju udhëzon të lani të gjithë përbërësit me ujë të bollshëm.
Përdorni sodë buke për larjen e limonëve nëse do t’i përdorni me gjithë lëkurë.
Më pas futini të gjithë përbërësit përveç ujit në një mikser.
Përziejini mirë dhe më pas shtoni ujin.
Përziejini bashkë me ujin deri sa masa e përfituar të jetë kompakte.
Për rezultate optimale duhet të pini dy gota nga kjo kurë përpara çdo vakti.
Kura duhet pirë për tre ditë me rradhë.
Më pas duhet të bëni 7 ditë pushim dhe pastaj përsëriteni sërish.
Përpiquni të qëndroni larg metaleve të rënda dhe pini mjaftueshëm ujë që të shumëfishoni ndikimin e kurës pastruese dhe të përmirësoni përpjekjet për të rënë në peshë.
Ushqimet më të mira për shëndetin e mëlçisë
Rrushi
Rrushi, veçanërisht ai me ngjyrë të kuqe ose vjollcë përmban një sërë substancash mirëbërëse siç është resveratroli që ka një larmi vlerash për shëndetin e njeriut.
Shumë studime kanë treguar se rrushi dhe lëngu i tij ndihmojnë mëlçinë.
Lëngu i panxharit
Sipas të dhënave të AgroWeb.org. lëngu i panxharit është një burim nitrati dhe antioksidantësh që munden të përmirësojë shëndetin kardiovaskular dhe pakësojë dëmin oksidues dhe inflamacionin.
Perimet
Sipas të dhënave të AgroWeb.org perime si lakra e vogël, brokoli ose barishtet janë të njohura për përmbajtjen e lartë të fibrës dhe shijen karakteristike.
Ato kanë substanca bimore mjaft të rëndësishme.
Ekstraktet e lakrës së vogël dhe brokolit rrisin nivelet e enzimave detoksifikuese dhe mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet.
Arrorët
Arrorët janë të pasur me yndyrna, substanca bimore dhe ushqyes, duke përfshirë këtu vitaminën E, një antioksidant i fuqishëm.
Kjo larmi përbërësish i jep organizmit, veçanërisht zemrës dhe mëlçisë shëndet të mirë.
Peshku
Peshqit që kanë një nivel të lartë yndyre janë të mirë për mëlçinë.
Studimet kanë treguar se ato ndihmojnë në parandalimin e akumulimit të yndyrnave të rrezikshme, ruajnë nivelin e enzimave, luftojnë inflamacionin dhe përmirësojnë rezistencën e insulinës.
Vaji i Ullirit
Vaji i ullirit konsiderohet i shëndetshëm, sepse ka shumë vlera dhe ndikim në shëndetin e zemrës dhe të metabolizmit.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...