Herën tjetër që ndjeni lodhje, dhe fryrje në zonën e prapanicës, pyesni veten: kur është hera e fundit që keni shkuar në banjë? Kjo edhe ishte pyetja që e menduam.
Kapsllëku mund të jetë rrënja e dhimbjeve dhe shtrëngimeve si dhe gjumit të parehatshëm gjatë netëve. Por, mos harroni, kjo gjendje mund të tejkalojë me ndihmën e këtyre këshillave të ekspertëve. Ata do të ju japin lehtësim duke parandaluar paraqitjen e kapsit sërish.
1. Mos i tejkaloni vaktet ushqimore, seriozisht.
Ushqimi stimulon refleksin që shkakton gjërat të lëvizin para në zorrë, thekson Joanne Wilson, profesor i mjekësisë në spitalin universitar Duka në Durham. Dhe kur asgjë nuk lëviz, ju do të ngecni. Jepni sistemit tuaj goditjen e nevojshme herët me anë të ngrënies së mëngjesit. Hulumtimet sugjerojnë se ngrënia e mëngjesit që përfshin proteina mund të ju ndihmojë të shmangni ushqimet me sheqer, gjë që shkakton rritjen e peshës.
Konsumoni fibrat ngadalë.Shumë fibra përnjëherësh mundësojnë lëvizjen e gjërave, por jo pa fryrje, gazra dhe ndoshta edhe diarre. Nëse fibrat nuk kanë qenë miku juaj në të kaluarën, provoni suplementet si Metamucil, Citrucel ose Fibercon.
Merreni shtruar konsumin e drithërave. Nuk keni nevojë ta teproni me konsumin e drithërave, duke ngrënë çdo ditë një pako të tërë. Tri shujta ditore me perime, dy shujta me fruta dhe pak bukë gruri duhet të jetë e mjaftueshme për të lëvizur në rregull metabolizmi. Artiçokja, raven dhe arrat janë nxitës shumë të mirë për rregullimin e kapsllëkut.
4. Provoni një pastues natyror. Nëse keni siklet të lehtë nga kapsllëku sepse nuk mund të udhëtoni apo të shkoni në palestër, provoni supozitor nga glicerini, qumështi apo magnezi, thekson Dr. Wilson. Ndonjëherë edhe një pjatë e ngrohtë me supë ndihmon organet e brendshme të lëvizin dhe punojnë më shpejtë.
Konsumoni një filxhan kafe. Një studim nga Britania e Madhe dhe shumë raporte tjera sugjerojnë një filxhan kafe për stimulim të lëvizjeve të zorrëve. Përderisa ekspertët janë ende duke argumentuar për magjinë e kafesë, ju mund të provoni kafenë (nëse nuk keni probleme me kafeinë).
Hidratohuni me ujë. Pini gjashtë deri në tetë gota ujë në ditë për të zbutur fecesin, thotë Robyn Karlstad, gastroenterology në spitalin e Filadelfias. Mbani me vete një shishe me ujë rregullisht në punë apo kudo që jeni dhe tentoni të pini vazhdimisht deri në fund të ditës.
Caktoni orarin tuaj për në tualet. Të zgjoheni nga gjumi, të bëni shpejt një dush, të hani mëngjesin e të nguteni për në punë, është një rutinë shumë e mirë produktive, por jo për zorrët tuaj. Ushqimi në mëngjes është si një thirrje për tu liruar nga gazrat dhe fecesi dhe banjot publike nuk janë zakonisht të favorshme që ju të kryeni punë lirisht. Planifikoni kohën tuaj në mëngjes për të shkuar e lirë në banjo, thekson Nicolette Francey, profesore e mjekësisë në New York. “Zakonisht, zorrët janë të gatshme për të dëbuar apo larguar përmbajtjen e fecesit, rreth gjysmë ore pas vaktit të parë ushqyes”.
Uluni, mos u tendosni .Duke u përpjekur me forcë, nuk liroheni nga kapsllëku, në fakt ajo mund edhe të përkeqësojë shumë gjëra. Ju e veni veten në rrezik për zhvillimin e hemorroideve ose zgjatjen e indeve të zorrës së trashë, i njohur gjithashtu si prolaps i rektumit.
Uluni galiç në guackën e Wc-së.Nëse vuani nga kapsllëku, mblidhini këmbët duke u ulur me gjunjtë e vendosur, përderisa jeni të ulur në banjo pasi kjo arsyeton këndin e drejtë të zorrëve dhe ju ndihmon të liroheni nga fecesi më shpejt, shpjegon Jacqueline Wolf, gastroenterologe dhe profesore në Universitetin e mjekësisë, Harvard.10. Lëvizni vazhdimisht.Ekspertët nuk janë tërësisht të sigurtë pse, por ushtrimet stimulojnë funksionimin e zorrëve. Ecja, noti apo ndonjë ushtrim tjetër aerobik për 30 minuta tri herë në javë, mund të jetë e mjaftueshme për ti dhënë fund kapsllëkut. Vetëm mos harroni të qëndroni i hidratuar.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...