Ka një arsye që temperaturat e ulëta dhe erërat e forta ju paralizojnë, i ftohti nuk ngrin vetëm majën e hundës.
Ja shtatë hapa për të mbrojtur veten psikologjikisht dhe fizikisht nga sulmet e dimrit që deri sa të ngrohet moti, të jesh e sigurt dhe e shëndetshme.
1. Mbaje larg depresionin dimëror
Stina e ftohtë ndikon në gjendjen emocionale, deri në 20 për qind e grave amerikane preken nga depresioni në dimër, sipas një studimi nga Universiteti i Shkencave të Shëndetit në Bethsada. Gjatë sezonit të ftohtë mund të ndihesh e depresuar, me ankth, e irrituar ose e lodhur. Mund të ndryshojë pesha trupore ose cilësia e gjumit. Kjo mund të jetë pasojë e orëve të shtuara të errësirës, me shkurtimin e ditëve. Shumica e personave që vuajnë nga këto shqetësime stinore, përgjigjen pozitivisht ndaj terapisë së dritës, një lloj trajtimi që zhvillohet duke u ulur përpara një kutie që ndriçon deri në pesë herë më shumë sesa dritat e zyrës për 30 minuta çdo ditë. Nëse ajo nuk funksionon, terapia e bisedave apo antidepresantët me recetë janë gjithashtu mundësi trajtimi e këtij lloj depresioni.
2. Pi ujë, edhe kur është ftohtë
Më shumë sesa gjysma e trupit tonë është ujë dhe nëse kjo përqindje ulet vetëm me 1 për qind ne mund të dehidratohemi. Edhe në dimër, kur nuk djersihet shumë, ne përsëri humbi rreth 1 litër e gjysmë ujë në ditë. Që mos të hidratohesh, pi tetë gota ujë dhe ha shumë fruta dhe perime që kanë shumë H2O.
3. Kujdes në borë
Një tis i bardhë mund të jetë i bukur, por mund të jetë gjithashtu edhe i dëmshëm. Dëmtimet më të shpeshta janë tërheqjet muskulare, ndërsa pjesa më e dëmtuar e trupit është shpina. Ne mund të mbrohemi duke ecur fillimisht ngadalë afër shtëpisë sa të na ngrohen muskujt dhe pastaj të dalim për të pastruar borën në vendet ku kjo është e nevojshme. E rëndësishme është të mbështillemi mirë. Trupat, duart dhe koka duhet të jenë të mbuluar.
4. Kujdes nga ftohja
Ne e dimë tashmë që i ftohti nuk shkakton drejtpërdrejtë të ftohurën, por shumë nga ne e marrin një të ftohur në dimër. Një teori është që duke qenë ditët më të shkurtra, në trupin tonë krijohet më pak vitaminë D, që sjell një ngadalësim të sistemit imunitar. Të tjerë besojnë që viruset e të ftohtit mbijetojnë më mirë në mejdise të ftohta dhe të thata. Një mendim tjetër është që ne kalojmë më shumë kohë brenda në dimër, duke thithur më shumë ajër me mikrobe. Për t’i përballuar këta armiq, ul sasinë e pijeve alkoolike, ushqehu shëndetshëm, pi ujë, fli mirë dhe sigurisht, laj shpesh duart.
5. Lëviz
Megjithëse në fillim të vitit të gjithë i vënë qëllim vetes të dobësohen, në dimër ne stërvitemi rreth 5 për qind më pak sesa në verë. Nëse e vë re që nuk po stërvitesh me dëshirë, ndrysho diçka, bli një biçikletë që të ushtrohesh në shtëpi, zgjidh një palestër më pranë shtëpisë e të tjera si këto që të vazhdosh stërvitjen edhe në dimër ose thjesh dil jashtë. Bëj një shëtitje në të ftohtë me një mik, ose nis një sport dimëror, ngjitja në borë djeg 500 kalori në orë, ose merru me ski, kjo djeg 500 kalori në orë.
6. Mbaje nivelin e aktivitetit dhe forcës trupore të lartë
Ditët e shkurtra na sjellin më shumë përgjumje, duke qenë që mungesa e dritës nxit prodhimin e melatoninës, hormone që rregullon ciklet e gjumit. Nëse trupi ynë prodhon shumë melatonin ne ndihemi të përgjumur gjatë ditës ose ndiejmë edhe marrje mendsh dhe dhembje koke. Mbaje trupin aktiv, duke u siguruar që fle 7 ose 8 orë natën. Ha vakte të rregullta dhe mbaji nivelet e insulinës të palëvizshme me këtë mënyrë, që të mos të bien bateritë. Ha vakte të vogla të shëndetshme kur je e uritur për t’i dhënë më shumë shtysë vetes. Nëse gjithçka dështon, qesh fort, studimet tregojnë që e qeshura rrit forcën trupore.
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës