Google ADS

Si ta luftoni erën e keqe të gojës

14:06 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Grimcat e ushqimit të mbetur në dhëmbë, bakteret e gojës dhe gjuhës, medikamentet e ndryshme, duhani e shumë faktorë të tjerë, ato që i japin frymës erë të pakëndshme.

Në këto raste është e dobishme të njohësh mënyra të shpejta dhe efikase mjekimesh, duke përdorur përbërës të thjeshtë dhe natyralë.

Përgatit një çaj me 10 kokrra Dëllinje. Ziej më parë një filxhan çaji me ujë dhe hidhe pastaj mbi frutat. Lëre të pushojë për dhjetë minuta dhe pastaj filtroje dhe lëre të ftohet. Këtë shurup mund ta pish pas vakteve të ngrënies. Sipas dëshirës dhe shijes mund ta ëmbëlsosh edhe me një lugë mjaltë.

Një tjetër çaj çudibërës është ai që përgatitet me gjethe mendërze (Nenexhik). Lëri të zbuten paraprakisht 25 gramë gjethe mëllage për rreth një orë në një enë me pak ujë dhe pastaj zieji në një litër ujë. Çajin e përftuar mund ta përdorësh për gargara aromatizuese.

Uthulla e mollës ka një përqendrim të lartë të acidit malic dhe acetik dhe pikërisht këto të fundit mundësojnë krijimin e një mjedisi aspak të përshtatshëm për bakteret. Uthulla e mollës përmban një përzierje të pasur të mineraleve duke përfshirë kalcium, kalium, natrium, magnez, bakër, squfur të cilat të gjitha ndikojnë pozitivisht në shëndetin e përgjithshëm të gojës. Së treti, uthulla e mollës mund të ndihmojë në përmirësimin e tretjes, një nga shkaqet e mundshme të frymës së pakëndshme.

Përzieni 2 lugë uthull molle me 1 filxhan ujë dhe pini pas ngrënies. Kjo ndihmon në tretjen e ushqimit dhe vret bakteret në gojë.

Gjithashtu mund të bëni gargarë çdo mbrëmje me 1 lugë çaji uthull molle dhe 1 filxhan me ujë të ngrohtë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme