Në kushtet aktuale të pasigurisë, njeriu e ka shumë të lehtë t’i dorëzohet frikës dhe të vështirë të ruajë optimizmin.
Disa prej aspekteve më të rëndësishme të përballimit të situatës është marrja e informacioneve të sakta dhe perspektiva.
Njihuni me faktet
Psikologët thonë se hapi i parë drejt përballimit të situates, është që të njiheni me faktet e sakta nga burime të besueshme.
Ankthi përkeqësohet në mungesë të informacionit. Informacioni i tepruar e nxit stresin dhe si pasojë e tij, pikpamja ndaj jetës mund të ndryshojë.
Perspektiva
Secili prej nesh po përballet me sfida të ndryshme por edhe të përbashkëta. E rëndësishmja është, që gjërat të vendosen në perspektivë dhe të kuptojmë se jo çdo gjë varet prej nesh.
E mira e të mirave është që të jemi të vëmendshëm dhe vigjilentë ndaj gjërave që mund të bëjmë dhe atyre që nuk janë në dorën tone. Në fund të fundit, askush nuk ka vdekur nga ankthi, por të jetosh me idenë se ‘mua s’më gjen gjë” është vdekjeprurëse..
Kërko Ndihmë
Mos kini frikë të kërkoni ndihmë, qoftë edhe tek një psikolog.
Ju mund të bëni terapi nëpërmjet platformave të ndryshme të komunikimit dhe të flisni për atë, që ju shqetëson e të zbuloni burimin e ankthit.
Komunikimi është i një rëndësie parësore në këto ditë të vështira.
Mos u dorëzo
Ka shumë njerëz që e teprojnë duke mos zbatuar rregullat bazë të higjenës, me mendimin e gabuar se “është e vështirë të mos prekin fytyrën.”
Njeriu është i aftë të ndryshojë dhe të përshtatet me çdo rregull në të mirën e tij.
Mos u dorëzo. Mëso të lash duart, frenohu nga prekja e fytyrës, investo tek kujdesi për veten dhe pranoje, që disa gjëra të vogla varen edhe nga ty.
Duaje veten
Ankthi dhe frika janë armiqtë tanë që shpesh vijnë pa ftuar dhe na nxisin të jemi tepër kritikë ndaj vetes. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për të qenë dashamirës me botën tonë të brendshme
Mos u mbyll në vetvete si pasojë e frikës dhe dhimbjes.
Mbaje ankthin nën kontroll dhe mos e lejo që ai të jetë pandemia e jetës.
Ji kurajoz/e. Gjëra të tmerrshme ndodhin gjithë kohës, por njeriu mund të ecë përpara falë dashurisë dhe shpresës, që sipas popullit, nuk vdes kurrë./agroweb/
Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore
Përgjatë 24 orëve shqiptohen mbi 2 mijë gjoba trafiku
Kryeministri britanik: Armëpushimi në Liban do të jetë lehtë...
Gjesti eskalon nga xhelozia, hedh në pishinë Xhenetën e Vull...
Posedim i substancave narkotike, njërit nga të dyshuarit i s...
Lirohet nga arresti shtëpiak Sali Berisha