Si ta luftojmë lodhjen emocionale dhe si të dalim prej saj?

08:16 | 20 Tetor 2020
Arbresh.info

Një temë e debatuar gjatë është ajo e lodhjes emocionale dhe kurrë nuk kuptohet sa duhet.

Edona Llonçari

Në të shumtën e rasteve lodhja emocionale shkaktohet nga mjedisi shumë i zhurmshëm, puna e vështirë, vështirësitë me menaxhimin e jetës…

Lodhja emocionale na dobëson si fizikisht ashtu dhe mendërisht, ku mund të humbasë arsyeja për të qenë, shkëlqimi dhe spontaniteti i saj. Prandaj, sikur një lloj sensori që aktivizohet në mendje, këtu janë sugjerimet që duhet të zbatohen menjëherë, ose gradualisht, në mënyrë që të rigjeni energjinë dhe dinamizmin tuaj.

Burimi i lodhjes

Lodhja emocionale shpesh shkaktohet nga një ritëm rraskapitës i jetës. Veçanërisht godet ata që duhet të bëjnë udhëtime të gjata në transport publik ose të udhëtojnë shpesh. Ajo gjithashtu ka të bëjë me familje, me një prind të vetëm që administron kërkesat dhe nevojat e jetës: mirëqenia, edukimi i fëmijëve përveç profesionit të tyre, etj. Përfshihen gjithashtu strehimi i ngushtë dhe/ose i zhurmshëm, problemet e mëdha financiare, papunësia, kufizimet e përditshme ose të rregullta që marrin kohë dhe energji, sikurse janë kujdesi për prindërit e varur; njëri bashkëshort i sëmurë, ose thjesht duke punuar shumë; pa kohë të mjaftueshme të rimëkëmbjes.

Disa këshilla të dobishme

Identifikoni dhe emërtoni i shkaqet kryesore të lodhjes suaj; kjo është gjëja e parë që duhet të bëni – “çka është ajo që më konsumon më shumë energji dhe kohë”?

Duke e lejuar veten ta thoni dhe pranoni që lodhja kryesore vjen nga ‘përkujdesja për nënën time/edukimi i fëmijëve’, etj., etj., ua lehtëson paksa presionin. Thuajeni me zë të lartë ose me shkrim, për të çliruar ngarkesën emocionale, rendisni gjithçka që ju duket e vështirë për t’u menaxhuar dhe që ju duket e padrejte ndaj juve në lidhje me situatën tuaj. Mos censuroni veten, shkruani gjithçka në detaje. Praktikojeni sa herë që ndjeni nevojë, kjo do t’ju ndihmojë ta ulni nivelin e presionit.

Përshkruani pasojat e situatës rraskapitëse në detaje, me shkrim ose thuajani një personi që i besoni, kjo do ju bëjë të ndjeheni më mirë. Ne, shpesh minimizojmë përpjekjet e bëra për t’i bërë ato të durueshme, ose duke i thënë vetes “nuk jam e vetmja/i vetmi, t’gjithë kanë probleme”, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të gjetur relaks psikik.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme