Nëse keni shtuar disa centimetra në bel, mos e fajësoni mungesën e vullnetit, por mendoni për hormonet dhe mënyrën se si reagojë ato.
Kur hani shumë hidrokarbure dhe flini pak, krijohet debalanca hormonale. Niveli i kortizolit (hormon i stresit) shtohet dhe shkakton depozitimin e shtresave dhjamore në stomak.
Pesë shenja që tregojnë që hormonet janë shkaktarë të krijimin të shtresave yndyrore:
– Punoni shumë dhe flini gjumë pak
Hormonet e gjëndrës tiroide (TSH, T3 dhe T4) kalojnë nëpër çdo qelizë në organizëm. Kur të tri këto hormone funksionojnë bashkërisht, metabolizmi juaj bëhet makinë e shkrirjes së dhjamit.
– Trupi humb ndjeshmërinë ndaj insulinës
Adiopenektina është hormon i cili prodhohet në qeliza dhjamore dhe ndihmon në zvogëlimin e ndjeshmërisë ndaj sheqerit. Insulina përcakton se a do të shkrihen yndyrat apo do të depozitohen.
– Niveli i ulët energjetik
Nëse fusni në organizëm sasi të mëdha ushqimi të pasur me hidrokarbure, do të duhet të kujdeseni. Nuk është mirë të ndërprisni plotësisht futjen e tyre, sepse do të krijohet reaksion i keq hormonal, që mund të ndikojë në nivelin tuaj energjetik.
– Jeni duke jetuar në shpejtësi të plotë 24 orë, shtatë ditë në javë
Edhe një hormon, adrenalina, shpëton humbjen e yndyrës dhe shton nivelin e energjisë. Ky hormon i ndihmon trupit që të lirohet nga yndyrat e depozituara dhe sheqeri, kështu që do të keni këtë energji plotësuese, kur ju nevojitet, transmeton Telegrafi. Nëse e tepronidhe bëheni hiperproduktiv, rezervuari juaj do të jetë i zbrazët.
– Zvogëlimi i libidos
Hormoni kryesor seksual DHEA shton libidonë dhe ndihmon që të ndiheni të fokusuar. Ky hormon bashkë me testosteronin mbron indin muskulor, i cili shkrin më shumë kalori sesa yndyra. Me kalimin e viteve niveli i testosteronit bie, libidoja është e ulët dhe flini keq, gjë që çon në shtimin e peshës trupore.
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të