Vitamina D ose kalciferoli është një vitaminë antirakitike. Edhe pse klasifikohet si vitaminë, është një hormon në shumicën e aspekteve.
Me hormonin paratiroide rregullon përqendrimin e joneve të kalciumit në plazmë. Mund të parandalojë dhe shërojë rakitin.
Sintetizohet në organizëm nën ndikimin e rrezeve ultraviolet nga provitamina, por mund të merret edhe nga goja.
Më së shumti gjendet te vaji i peshkut dhe mishi, qumështi dhe produktet e qumështit, e verdha e vezës dhe në disa kërpudha të ngrënshme.
Kërkesat ditore për vitaminë D janë relativisht të vogla dhe të rriturit e plotësojnë atë nga ekspozimi në diell ose ushqimi. Sasia e rekomanduar ditore është 5 deri në 10 mikrogramë.
Studimet kanë treguar se vitamina D ul rrezikun e kancerit, frakturave të kockave, diabetit, sëmundjeve të zemrës, madje edhe depresionit dhe ankthit. Por si të kompensoni vitaminën D në dimër?
Ekspertët danezë kanë zbuluar mënyrën më të lehtë. Thjesht, dilni nga shtëpia. Nuk ka rëndësi që nuk ka diell.
Ata kryen një studim me 55 të rritur (të moshës 18 deri në 65 vjeç) dhe i ekspozuan ndaj ndriçimit artificial që përmban rrezatim UV, në përpjesëtim me sasinë që do të absorbonin gjatë dhjetë minutave të kaluara në një pasdite vere.
Çdo person ka qenë i ekspozuar ndaj dritës në 88 për qind të trupit një herë në javë, një herë në dy javë ose vetëm një herë në muaj. Studimi zgjati 16 javë, pas së cilës pjesëmarrësve u matën nivelet e vitaminës D. Përfundimi është se nuk duhet shumë mund për të mbajtur një nivel të shëndetshëm të asaj vitamine.
Ekspertët kanë llogaritur se duhen 2 orë e 20 minuta për të ecur nën diellin e dobët të dimrit, për t’i siguruar trupit një sasi të mjaftueshme të vitaminës D.
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...