Sëmundja e Alzheimerit është një çrregullim i pakthyeshëm i trurit, që njihet për ndikimin e tij shkatërrues në shëndetin mendor.
Por përveç trurit shumë sisteme të trupit preken gjithashtu nga Alzheimeri.
Edhe pse ende shumë gjëra rreth kësaj sëmundje mbeten ende një mister, ajo çfarë është e qartë është se me kalimin e kohës sëmundja shkakton përkeqësimin e lidhjeve kryesore nervore.
Bashkë me këto lidhje humbasin edhe aftësitë e trurit për të funksionuar normalisht.
Ndikimi në shëndetin mendor mund të jetë më i thellë, pasi njerëzit me Alzheimer humbasin gradualisht të gjitha aftësitë.
Kjo humbje fillon nga aftësia për të njohur familjarët ose miqtë, të menduarit qartë, të kuptuarit ose marrja e vendimeve të thjeshta.
Po ashtu Alzheimeri vë në rrezik edhe aftësitë fizike të një personi.
Në fakt, kjo sëmundje mund të jetë po aq e pamëshirshme ndaj aftësive fizike të një individi sa është edhe në aftësinë e të menduarit.
Ndaj shumë njerëz me Alzheimeri përfundojnë jo vetëm me dëmtime mendoret, por edhe fizikie, AgroWeb.org ju njeh shkurtimisht me to.
Si ndikon sëmundja tek funksionet fizike?
Sëmundja në fazën e hershme zakonisht karakterizohet nga humbje e kujtesës dhe vështirësi në zgjidhjen e problemeve dhe komunikimit.
Në fazën e moderuar, njerëzit me këtë sëmundje shpesh përjetojnë një ndarje të dyfishtë të funksioneve njohëse dhe fizike.
Ata do të kenë nevojë për ndihmë edhe për aktivitetet më të rëndësishme si të ecurit, higjena e madje edhe të ushqyerit.
Humbja e kontrollit mbi trupin bëhet më e theksuar ndërsa Alzheimeri kalon në fazën e përparuar.
Ndërkohë që sëmundja përhapet në zona të ndryshme të trurit, ajo fillon të shkatërrojë pjesë të trurit që kontrollojnë të gjitha funksionet trupore më të rëndësishme për jetesën.
Ky është një problem i zakonshëm tek njerëzit e prekur, të cilët kanë kanë vështirësi në ecje, në të folur dhe në të ngrënë.
Oreksi mund të ndikohet sepse Alzheimeri mund të dëmtojë shqisën e të nuhaturit por edhe sepse individët mund të harrojnë si të përtypjen.
Disa studime ku AgroWeb.org mbështetet, kanë zbuluar se vështirësia në gëlltitje mund të rrisë rrezikun për komplikacione në rrugët e frymëmarrjes, një shkak i zakonshëm i vdekjes në mesin e njerëzve me Alzheimer.
Kjo ndodh për shkak të ushqimit dhe lëngjeve që futen aksidentalisht në rrugët e frymëmarrjes dhe në mushkëri.
Ndërsa sëmundja përparon, kapacitetet funksionale të një personi me Alzheimer vazhdojnë të zbehen.
Kjo do të thotë se rreziku i tyre për probleme të tjera shëndetësore, do të rritet, duke përfshirë sulmin në zemër, rënien dhe lëndime të tjera.
Gjesti e bën edhe këtë – Futet në koshin e bërllokut për një...
Kurti nga Gjilani: Jemi të gjithë bashkë për një qeverisje d...
Bajrami: Partia në pushtet e ka përgjegjësinë pse s’ka rrymë
Theren me thikë tre persona në Prizren
Pas aterimit në Beograd, arrijnë në Prishtinë 155 udhëtarët ...
Hamza: Më shumë të ardhura për secilin, më shumë vende pune ...