Si përmirësohet trupi kur humbni peshë?

08:27 | 13 Qershor 2018
Arbresh.info

Të gjithë e dimë se humbja e peshës është gjë e mirë (nëse veç nuk e keni peshën optimale) – por a e dini sa e mirë në të vërtetë është humbja e peshës?

Duke filluar nga memoria e deri te frymëmarrja, largimi i kileve të tepërta sjell efekte pozitive në të gjithë trupin, transmeton Telegrafi.

Mushkëritë

Humbja e 5-10% të peshës është dëshmuar se i zvogëlon problemet me frymëmarrje dhe e përmirëson funksionin e mushkërive.

Kjo nënkupton se nuk do të lodheni më aq shumë kur ecni shkallëve.

Mëlçia

Heqja e kilogramëve parandalon krijimin e dhjamit në mëlçi.

Vlen të ceket se dhjami në mëlçi mund të shpijë në probleme të ndryshme shëndetësore, madje edhe në kancer të mëlçisë.

Shpina

Të qenit mbipeshë ju bën më të rrezikuar nga dhimbja e shpinës, ndërkaq largimi i peshës dhe aktiviteti fizik ju ndihmon t’i parandaloni dhimbjet e tilla.

Truri

Jo vetëm se mirëmbajtja e peshës e bën trurin të punojë mirë edhe kur të plakeni, gjithashtu edhe e ndihmon t’i përmirësojë performancat. Hulumtimet sugjerojnë se funksioni ekzekutiv dhe memoria përmirësohen pas humbjes së peshës.

Gjunjët

Nëse indeksi i masës tuaj trupore (BMI) është 30 e më lart, ju jeni shumë më të prirë të zhvilloni osteoartrit në gjunjë.

Por, për çdo gjysmë kilogram të peshës që e humbni, ju e zvogëloni ngarkesën që bën presion mbi gjunjët tuaj.

Pra, edhe humbja më e vogël e peshës ju ndihmon t’i ruani gjunjët.

Zemra

Doktorët thonë që humbni peshë dhe efektet do t’i vëreni menjëherë në zemër.

Studimet tregojnë se humbja e 10% të peshës është ndërlidhur me zvogëlim të madhësisë së zemrës dhe trashësisë së artereve – që të dyja lajme të mira sa i përket rrezikut të sulmit të zemrës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme