Sipas një studimi të ri, ankthi psikologjik i nënës gjatë shtatzënisë mund të rrisë rrezikun për astmë te foshnja e saj
Studiuesit kishin marrë prindërit e 4 miijë e 231 fëmijëve, që të plotësonin pyetësorin në lidhje me stresin psikologjik në tre mujorin e dytë të shtatzënisë dhe më pas i kishin testuar prapë tre vite më vonë.
Rezultoi se 362 nga nënat dhe 167 nga baballarët kishin shqetësime psikologjike gjatë periudhës së shtatzënisë.
Kur fëmija të bëhej 10 vjeç, këta prindër duhet të raportonin nëse fëmija i tyre ishte diagnostikuar ndonjëherë me astmë. Si një masë shtesë, studiuesit i testuan vetë fëmijët duke përdorur vëllimin e frymëmarrjes së detyruar, një test standard për funksionimin e mushkërive.
Pas kontrollit për moshën, pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë, indeksit të masës trupore, historikut familjar për astmën apo ndonjë faktor tjetër, studiuesit zbuluan se depresioni dhe ankthi i nënës gjatë shtatzënisë janë të lidhur në një mënyrë të konsiderueshme me diagnozat e astmës dhe funksionimin e dobët të mushkërive te fëmijët e tyre.
“Sigurisht, kjo mund të jetë vetëm një nga shumë shkaqet e astmës”, tha autori kryesor, Dr. Evelien R. van Meel i Universitetit Erasmus në Roterdam.
“Ne e pamë efektin vetëm te nënat. Kjo duket se sugjeron që diçka po ndodh në mitër. Por ky është një studim vëzhgimi dhe nuk mund të themi se është një efekt shkakësor”./Class
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri
Shukri Buja në Hagë e vazhdon dëshminë e tij për të katrën d...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara