Përdorimi i ilaçeve gjatë shtatzanisë duhet të jetë shumë i kujdesshëm, sidomos kur bëhet fjalë për antibiotikët.
Ky medikament shërben për të luftuar bakteriet që shkaktojnë një infeksion të caktuar si për shembull një bronshit apo cistit (infeksion urine), njofton Klan Kosova.
Gjithmonë do të jetë mjeku ai që do të vlerësojë momentin kur duhet të përdoret si edhë në çfarë doze. Nuk duhet ta bëni këtë pa marrë më parë miratimin e tij pasi mund të shkaktoni probleme tek fëmija.
A mund të përdorim antibiotikët gjatë shtatzënisë?
Augmentina
Ndër antibiotikët më të përdorur në shtatzani është Augmentina, pasi elementi aktiv i saj lehtëson simptomat e infeksionet si në rrugët e frymëmarrjes ashtu edhe në rrugët biliare. Ka efekt shumë të mirë në infeksionet e urinës (cistit). Mjeku mund të këshillojë të merrni dy herë në ditë dhe ju nuk duhet absolutisht ta tejkaloni këtë limit. Mund të rekomandohet edhe në rastet kur vuani nga dhimbjet e fytit nëse janë shkaktuar nga një bakter. Augmentina merret vetëm në rastet kur është e domosdoshme me të vërtetë në mënyrë që të parandalohet ndonjë efekt anësor tek nëna dhe fëmija. Nuk merret nga personat që vuajnë nga mëlçia dhe kanë reaksion ndaj Amoksicilinës. Në gjidhënie merret në rast mastiti.
Amoksicilina
Amoksicilina gjendet në shumë medikamente dhe bën pjesë tek penicilina. Përdoret së bashku me acidin clavulanic dhe zakonisht merret në rast infeksioneve të ndryshme si për shembull otiti apo edhe në rast të shfaqjes së bakterieve në urinë.
Monuril
Mund të përdoret vetëm nëse është vërtet i nevojshëm ashtu si edhe Zimoksi apo Velamox, shkruan pernenat.al. Këta antibiotikë nuk do të kenë pasoja tek fetusi nëse ndiqen me përpikmëri udhëzimet e mjekut.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?