Google ADS

Si ndikon mosha në ndryshimin e nevojës për ushqim

14:07 | 4 Korrik 2018
Arbresh.info

Të ushqyerit është një ndër nevojat më të rëndësishme në jetën tonë. Me kalimin e viteve, nevojat tona për ushqim ndryshojnë duke ndikuar kështu në shëndetin tonë, shkruan Shendeti.com.al.

Janë shtatë nivele të të ushqyerit:

Fëmijëria, 0-10 vjec

Në periudhën e fëmijërisë trupi rritet shpejt, dhe  të ushqyerit tek fëmijët duhet të bëhet sipas një mase të caktuar. Prindërit nuk duhet të bazohen tek reklama që ju bëhet ushqimeve, por tek cilësia e tyre.

 Adoleshenca 10 deri 20 vjeç

Hormonet nxitin urinë dhe kjo është periudha më  vendimtare që formëson mënyrën e të ushqyerit për gjithë jetën. Kështu, nevojitet pak vëmendje nga prindërit në mënyrë që kur të bëhen gjyshër, të shikojnë nipër e mbesa teksa gëzojnë shëndet të mirë.

Periudha 20 deri 30 vjec

Një trup i shëndoshë vështirë se dobësohet gjatë kësaj periudhe. Vështirësia qëndron tek të ndaluarit e dëshirës për ushqim.

Periudha 30 deri 40 vjec

Stresi ndikon shumë në këtë periudhë. Dëshira  për të konsumuar ushqime me kalori shtohet. Një rol të madh ka dhe vendi i punës, prandaj punëdhënësit duhet të krijojnë kushte të përshtatshme për punëmarrësit.

Periudha 40 deri 50 vjec

Në këtë periudhë duam të hamë çdo gjë por njëherësh duam të ruajmë një shëndet të mirë fizik dhe mendor. Në këtë interval duhet të ndryshohet mënyra e të ushqyerit edhe pse shenjat e sëmundjeve  thuajse nuk mund të shmangen.

Periudha 50 deri 60 vjec

Në këtë moshë, bie pesha e trupit si pasojë e konsimit të ulët të proteinave.

Periudha 60 e në vijim

Nevoja për ushqim ulet pak nga pak. Pesha bie. Kështu nisin sëmundjet e moshës si Alcaimer. Nevoja për ushqim reduktohet edhe kur humbim një të afërm. Më keq akoma, në këtë periudhë mund të përballemi me problemet e dhëmbëve si dhe me vështirësi me të gëlltiturin e ushqimit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme