Tanimë dihet se vendosja e maskave është një nga hapat më të rëndësishëm për t’u mbrojtur nga sëmundja infektuese COVID-19.
Mirëpo, shumë pak flitet për efektet anësore të mbajtjes së vazhdueshme të maskës. Përtej acarimit të fytyrës, skuqjes dhe krijimit te akneve, së fundmi është zbuluar se maska ndikon edhe tek sytë. Fenomeni i “syve të thatë” është vërejtur që nga fillimi i pandemisë.
Parehatia që shkakton maska detyron sytë të prodhojnë më shumë lot për t’u përballur me të. Një gjë e tillë më pas shkakton sy të acaruar, të skuqur apo kruarje.
Faktorë të tjerë, që ndikojnë në këtë çrregullim janë edhe qëndrimi me orë të tëra para një televizori, kompjuteri, era apo ndonjë ndërhyrje tjetër.
Për ta shmangur një problem të tillë mundohuni që ta vendosni maskës poshtë syve për të parandaluar parehatinë që ajo shkakton.
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin