Koronavirusi mund të rritet në trup, duke sulmuar jo vetëm mushkëritë dhe kanalet e frymarrjes, por edhe zemrën, sugjerojnë studimet e fundit.
Mjekët kanë vërejtur që në ditët e para të pandemisë, pacientët me Covid-19 me kushte themelore shëndetësore, përfshirë edhe sëmundjet e zemrës, kanë tendencë që të preken nga infeksioni me ritme të larta dhe të sëmuren më shpejt, shkruan DM, transmeton portal arbresh.info
Por tani ata kanë filluar që të dyshojnë se virusi ose komplikimet e tij mund të dëmtojnë edhe sëmundjet e zemrës.
Nëse shfaqet edhe kjo si beteje e re me sëmundjen, aytëherë mjekët kanë një front të ri për t’u përballur në betejën kundër koronavirusit, pasi pacientët mund të shtrohen në spitalin e sëmundjeve të zemrës pasi të jenë shëruar nga Covid-19.
Koronavirusi fillimisht prek mushkëritë dhe më pas përhapet nëpë të gjitha organet, thonë ekspertët.
Pijet e nxehta që parandalojnë sëmundjet e zemrës
Rreth 20 përqind e pacientëve me koronavirus, kanë treguar shenja të dëmtimit të zemrës, thuhet në studim.
Më shumë se gjysma e pacientëve që kishin sëmundje të zemrës, kanë humbur jetën përderisa ishin shtruar në spital për t’u trajtuar për koronavirus.
Shkalla më e lartë e dëmtimit të zemrës nga koronavirusi ishte shumë më e lartë në mesin e njerëzve që tashmë ishin të sëmurë nga zemra.
Por, shqetësuese është se pacientët pa ndonjë sëmundje të zemrës u goditën nga dëmtimi i zemrës pas infektimit me koronavirus.
Ky grup më i vogël i pacientëve rrezikonte më shumë të vdisnin nga ndërlikimet që lidhen me zemrën e sëmundjes.
Ekspertët kanë paralajmëruar se dëmtimi i zemrës pas infektimit me Covid-19 vjen pasi gjaku fillon të mpikset/arbresh.info/
Sylvinho përzgjedh formacionin anti-Çeki
Shtohen masat e sigurisë në ndeshjen Shqipëri – Çeki
Driloni kujton këngët e fëmijërisë, Gresa i këndon
Arrestimi i të dyshuarit për sulm ndaj KFOR-it, Elshani: Nuk...
Reagon, Amir Rrahmani: Ne jemi Kosova
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...