Është një problem që sa vjen e shtohet me kalimin e viteve, duke prekur një numër të madh personash.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit 50 milion njerëz vuajnë nga sëmundje të plakjes së trurit ndërsa rreth 10 milion raste të reja priten të shfaqen çdo vit.
Sëmundjet e trurit apo plakja e trurit fillojnë të shfaqen kryesisht pas moshës 65 vjeç.
Gjithësesi studime të shumta kanë treguar se sëmundje si Alzhaimer apo Dementia mund t’a nisin zhvillimin e tyre edhe në mosha më të hershme.
Shkaqet janë të ndryshme, në varësi të personave që prek kjo sëmundje.
Mund të ndikojë gjenetika apo stili i keq i jetesës dhe një sërë faktorësh të tjerë.
Ndër to ekspertët rendisin si shumë të rëndësishëm pikërisht stilin e jetesës.
Si ndikon kolesteroli i lartë
Lidhja mes kolesterolit dhe sëmundjeve që shkaktojnë plakjen e trurit sipas ekspërtëve tashmë është e provuar.
Pikërisht nivelet e larta të kolesterolit të keq mund të çojnë në zhillimin e sëmundjes së Alzhaimer.
Alzhaimeri është një sëmundje që prek disa zona të trurit përgjegjëse për kujtimet dhe memorien.
Duke u kthyer në një problem për jetesën e përditëshme të vetë personit të prekut dhe personave rreth tij.
Sipas një studimi nga Universiteti i Atlantës në Amerikë të cilit i referohet AgroWeb.org, shifrat në lidhje me këtë fakt janë të larta.
Këta ekspertë shpjegojnë se ndër personat e prekur nga sëmundja e Alzhaimer rreth 10% e tyre vuajnë edhe nga kolesteroli i lartë.
Ndërsa vetëm 3% e zhvillimit të Alzhaimer varet nga arsye gjenetike të trashëguara.
Nën këtë arsyetim, personat që kanë kolesterol të lartë kanë më shumë mundësi të preken nga sëmundjet që prekin trurin.
Si t’a ulni kolesterolin e keq
Për t’u kujdesur më shumë për shëndetin e trupit dhe mëndjes tuaj kini gjithnjë kujdes me ushqimet që zgjidhni të konsumoni.
Më poshtë gjeni të listuara nga AgroWeb.org disa ushqime të cilat duhet të evitoni.
Ushqimet e konservuara
Konsumimi i shumtë i ushqimeve të konservuara apo atyre fast food janë ndër armiqtë kryesorë të trupit tuaj.
Këto ushqime janë të pasura me yndyrna dhe kolesterol të keq, duke u kthyer kështu në një burim sëmundjesh.
Ushqimet e skuqura
Sigurisht të skuqurat apo vaji i tepërt që futet në organizëm jep efeket e tij anësorë përfshirë këtu kolesterolin e lartë.
Janë gjithashtu ndër shkaqet kryesore të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe obezitetit.
Vezët
Megjithëse vezët i dhurojnë shumë të mira organizmit, janë të pasura me kolesterol dhe yndryna, veçanërisht e verdha e vezës.
Prandaj kini gjithnjë kujdes me konsumimin e vezëve.
Djathi
Vetëm 28 gramë djath përmbajnë 27 mg kolesterol pavarsisht vlerave të tjera që mbart.
Kosi me yndyrë
Kosi me yndyrë është një tjetër ushqim që mund të ndikojë në rritjen e kolesterolit të keq në trup ndaj bëni kujdes me konsumimin e tij.
Sheqeri
Ëmbëlsirat me sheqer të shtuar apo vetë shqeëri mund të jenë shkaktare të shumë sëmundjes duke filluar që nga diabeti.
Ndaj mundohuni ta evitoni sa më shumë nga dieta juaj.
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja