Kafeina është një nga stimuluesit më të përdorur në botë.
Kafeina shpalos vlerat e saj 15-20 minuta pasi futet në organizëm.
Sipas të dhënave të AgroWeb.org, efektet e saj zgjasin zakonisht 8 deri në 14 orë në varësi të gjinisë, peshës, moshës.
Sipas ekspertëve, një sasi prej 250 mg kafeinë në ditë (2-3 filxhanë kafe) përmirëson përqendrimin, largon stresin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Por kafeina ka një ndikim të fortë edhe në sistemin qendror nervor.
Si Ndikon Kafeina Tek Sistemi Qendror Nervor
Kafeina imiton një transmetues nervor që prodhohet gjatë ditës.
Ajo vepron kundër përgatitjes së organizmin për të fjetur.
Kafeina ndikon pikërisht tek receptorët e trurit dhe për pasojë njeriu është energjik dhe aspak i përgjumur.
A Mund Të Kalojë Njeriu Në Overdozë Nga Kafeina?
Siç e thamë më lart, kafeina është stimulues i fortë dhe përjetimi i mbidozës shoqërohet me simptoma si konfuzion dhe haluçinacione.
Ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org, thonë se një njeri që peshon 60 kg duhet të pijë maksimumi 2 filxhanë e gjysmë me kafe në ditë.
Megjithatë, duhet të tregoni kujdes me pijet energjike që përmbajnë sasi të jashtëzakonshme kafeine.
Një sasi normale konsumi të kafeinës besohet të jetë deri në 400 mg në ditë.
Sidoqoftë, ndikimi i kafeinës në organizëm varet nga një sërë faktorësh dhe mbi të gjitha nga individi.
Nëse dëshironi të hiqni dorë nga kafeina, duhet ta bëni atë në mënyrë shumë graduale.
Duke qenë stimulues, heqja dorë prej kafeinës përcillet negativisht nga organizmi.
Nëse krejt papritur nuk pini kafe, do të ndiheni në ankth, të irrituar dhe të përgjumur.
Lajmi i mirë është se këto efekte anësore janë të përkohshme./AgroWeb.org
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...