Si ndikon izolimi në shëndetin mendor të një personi

09:48 | 2 Prill 2020
Trina Galanxhi

Gati 460 mijë raste të konfirmuara me koronavirus janë në mbarë botën, me mbi 21 mijë të vdekur.

Edhe pse virusi është në zhdukje, në Kinë dhe në Korenë Jugore, dhe në Europë me dhjetra mijëra raste janë raportuar, transmeton portal arbresh.info

Qeveritë në të gjithë Europën kanë këshilluar qytetarët, veçanërisht të moshuarit, që të qëndrojnë në shtëpi.

Në këtë rast, edhe pse izolimi mund të shpëtojë jetë, ajo do të shkaktojë dhe përkeqësojë një seri të ndryshme çështjesh siç janë çështjet e shëndetit mendor dhe vetmia, pasojat e të cilave di të ndihen shumë më pas.

Tjetërsimi i individëve nga njëri-tjetri është veçanërisht i dukshëm në qytete të mëdha si Londra, ku pak njerëz flasin, e lëre më të komunikojnë kuptimisht me fqinjët e tyre.  Tre të katërtat e britanikëve nuk i dinë qartë emrat e fqinjëve të tyre dhe më shumë se gjysma e tyre vështirë se flasin me ta.

Vetmia përveç mungesës së ndërveprimit shoqëror ka efekte negative si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë mendor. Izolimi social rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe çmenduri, mund të jetë po aq i dëmshëm për shëndetin fizik sa pirja e duhanit, dhe mund të sjellë një jetë aspak të shëndetshme, si obeziteti.

Çfarë duhet bërë për të përballuar stresin e vetmisë?

Në Britani të Madhe, më shumë nëntë milionë njerëz vuajnë nga vetmia, katër milion prej të cilëve janë të moshuar. Gjysma e atyre mbi 75 jetojnë vetëm, dhe mbi një milion të rritur mund të kalojnë tërë muajin vetëm pa folur me miqtë, familjen ose fqinjët. Rreth gjysma e atyre mbi 65 vjeç thonë se televizioni ose kafshët shtëpiake janë shoqëria e tyre, transmeton portal arbresh.info

Ata në rrezik të veçantë të përjashtimit social janë individë të moshës së mesme dhe të moshuar, të cilët janë gjithashtu beqarë dhe vuajnë nga probleme shëndetësore kronike.

Vetmia është duke u rritur ndjeshëm, dhe duket së është duke u kthyer në një problem të madh edhe për të rinjtë.

Sipas një sondazhi të IouGov, gati një e treta e moshave 18-24 vjeç ndjehen të vetmuar gjithmonë ose shumicën e kohës, ndërsa vetëm 17 përqind e 55+ e raportojnë atë.

“Përveç sëmundjes fizike, problemet psikologjike janë gjithashtu shkaku dhe efekti i izolimit social, situatë që shpesh e gjej veten duke punuar si mjek në një spital psikiatrik. Është e zakonshme për situatat kur individë të moshës së mesme dhe të moshuar pranohen në spital për efektet e depresionit që vijnë nga izolimi social, ose të cilët janë trajtuar për problemet e tyre të shëndetit mendor, të cilat ndoshta mund të çojnë në përsëritje të sëmundjes së tyre. Është e vështirë të dihet që mungesa e mbështetjes sociale ose mungesa e miqve dhe familjes mund të çojë plotësisht në një rishfaqje të gjendjes së tyre origjinale, ‘thotë Tomas Pierscionek, MD dhe PhD në një spital në Britani të Madhe.

Masat e marra për parandalimin e koronavirusit, vetëm sa do ta përkeqësojnë vetminë.

Ndërsa shumë të moshuar jetojnë vetëm, pyetja që na sillet në mendje është edhe si furnizohen ata me ushqim dhe ilaqe. Në të njëjtën mënyrë, shëndeti i tyre mund të përkeqësohet nëse operacionet rutinore ose klinikat dështojnë në mënyrë që fondet të largohen diku tjetër për t’u marrë me epideminë koronare.

Izolimi ka të ngjarë që ka efekte të dëmshme në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjëve, veçanërisht duke prekur ata që jetojnë vetëm dhe kalojnë gjithnjë e më shumë kohë duke përdorur media sociale. Rritja e mundshme e përdorimit të mediave sociale, me përqendrim të shtuar në lajmet e lidhura me koronavirusin, do të nxisë më tej ankthin kolektiv të njerëzve. /arbresh.info/

Të ngjashme