Si ndikon gjumi me çorape veshur

20:43 | 13 Mars 2018
Trina Galanxhi

Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës dhe është thelbësore për funksionimin normal të trurit dhe gjithë organizmit.

Shumica e njerëzve kalojnë një të tretën e ditës duke fjetur, transmeton portali arbresh.info

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA , gjume me çorape është i mirë.

Gjegjësisht, për shkak të kësaj, trupi krijon termoregulimin e saktë të trupit dhe kështu përcakton rendin në funksionimin e trurit dhe organizmit.

Të fjeturit me çorape është e dobishme sepse na ndihmon të zhytemi në gjumë më shpejt dhe të sigurojmë ngrohje të mjaftueshme të trupit për rreth 4 orë në mëngjës.

Ngrohja e këmbës ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut.

“Ngrohja e këmbëve të ftohta shkakton përhapjen e enëve të gjakut, gjë që i tregon trurit se është koha për të fjetur. Ndërsa enët e gjakut shtrihen në krahë dhe këmbë dhe trupi bëhet gati për të fjetur”, shkruan studimi i botuar në National Institue of Health.

Sipas sondazheve, njerëzit që mbajnë çorapë në këmbë pesëmbëdhjetë minuta më herët janë më të fuqishëm dhe kanë gjumë më të rregullt.

Një i rritur mesatar ka nevojë mes shtatë dhe nëntë orë gjumë. Mungesa e gjumit rrit rrezikun e zvogëlimit të përqendrimit dhe ndikon negativisht në kujtesën dhe gjendjen shpirtërore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme