Është koha që të shtoni frutat e thata në dietën tuaj…
Sipas një studimi, konsumimi i frutave të thata lidhet me shëndetin e mirë.
Studiuesit nga Universiteti Shtetëror i Penn State zbuluan se njerëzit që hëngrën fruta të thata, të tilla si rrush të thatë dhe hurma, ishin përgjithësisht më të shëndetshëm se ata që nuk hanin, dhe në ditët kur njerëzit hanin fruta të thata ata konsumonin më shumë elementë ushqyes kryesorë sesa në ditët kur i kalonin, transmeton portal arbresh.info
Ekipi hulumtues vendosi të shqyrtojë nëse frutat e thata mund të jenë një alternativë e shëndetshme ndaj atyre të freskëtave, pasi ato janë më të lira dhe kanë një afat më të gjatë të ruajtjes.
Studimi analizoi të dhënat e mbi 25 mijë njerëzve.
Ata zbuluan se mesatarisht, njerëzit që raportuan të konsumonin fruta të thata në sondazh kishin dieta më të shëndetshme sesa ata që nuk e bënin, dhe gjithashtu kishin më shumë të ngjarë të kishin indeks më të ulët të masës trupore, perimetër të belit dhe presion të gjakut.
Studimi i kryesuar nga Valerie Sullivani, tha se është gjetur se njerëzit ishin në gjendje të hanin fruta të freskëta më shumë pasi të kishin konsumuar fruta të thata.
Pra, frutat e thata mund të jenë një mënyrë për të rritur marrjen e përgjithshme të frutave tek njerëzit që nuk hanë sasitë e rekomanduara.
Studimi ka gjetur gjithashtu se ata që konsumuan fruta të thata, kishin konsmuar edhe fibrat dietike, yndyrë të pangopur, dhe kalori të përgjithshme./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...