Ndërsa përjetojmë apo kalojmë përmes situatave e gjendjeve të caktuara, truri ynë sinjalizon trupin tonë, duke shkaktuar ndryshime fiziologjike që jo gjithmonë “vihen re” prej nesh.
Nga ana tjetër, këto ndijime trupore e ndihmojnë mendjen të njohë një emocion që mund të jemi duke përjetuar.
Kjo shpjegon deri diku, pse përpjekja për të buzëqeshur, apo pozicionimi i duhur i trupit, kur qëndrojmë ulur, ndikojnë pozitivisht dhe thuajse në mënyrë të menjëhershme, në humorin, sjelljen tonë apo ndoshta, në një situatë stresuese edhe dhimbjet e stomakut, dhëmbëve, etj.
Le të shohim konkretisht një interpretim të zonave të dhimbjes dhe emocioneve negative të lidhura me to, sipas përkrahësve të kësaj teorie:
Qafa:
Refuzim për të parë anët e tjera të një çështjeje, kokëfortësi dhe mungesë fleksibiliteti.
Shpatullat:
Paaftësi për të jetuar gëzueshëm eksperiencat e jetës, për të marrë më të mirën e tyre.
Pjesa e sipërme e shpinës:
Mungesë mbështetjeje emocionale. Ndjesia se askush nuk të do. Vështirësi për të falur dashuri.
Pjesa e mesme e shpinës: Ndjenjë faji. E kaluara nuk të lëshon.
Pjesa e poshtme e shpinës: Pasiguri financiare. Mungesë mbështetjeje financiare.
Bërrylat:
Frikë nga ndryshimet. Mospranim i eksperiencave të reja.
Kyçet e duarv e:
Pamundësi për t’i vënë gjërat në lëvizje apo për t’i lehtësuar.
Ijët:
Frikë për të marrë vendime të mëdha. Mungesë objektivash.
Gjunjët:
Krenari dhe ego e sëmurë. Ke frikë të përfshihesh. Vështirësi në përshtatje. Mungesë fleksibiliteti.
Kyçet e këmbëve:
Nuk merr kënaqësi nga jeta. Mungesë fleksibiliteti dhe ndjesi faji. Living
Zbulohet gjiganti evropiane që Brahim Diaz e ka refuzuar në ...
E papritur! Gili dhe Redoni i japin fund aventurës në “BBVA”
Vullneti hedh ujë në krevatin e Gjestit, Leos dhe Drilonit –...
Kurti vizitoi hapësirat e investimeve të efiçiencës së energ...
Zbulohet gjiganti evropian që Brahim Diaz e ka refuzuar në v...
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...