Kapsllëku në shtatzëni është një nga problemet e zakonshme që hasin shumë gra. Ka shumë arsye pse ky problem mund të ndodh, por më të zakonshmet janë: Presioni që ushtron mitra në zorrën e trashë, pengon lëvizjen normale të zorrëve dhe hormoni progesteron, i cili është i sekretuar në nivele të rritura në shtatzëni, ngadalëson lëvizshmërinë e zorrëve, dhe më ketë edhe kalimin e ushqimit nëpër zorrë. Duke qenë se nuk lejohet mjekimi, e vetmja mënyrë që mund t’i vijmë në ndihmë në këtë rast është modifikimi i dietës ushqimore.
Kini kujdes atë që hani. Ushqimi i përditshëm duhet të jetë i pasur më shumë fruta e perime. Përdorni gjellë më lugë, komposto molle e kumbulle. Një frut shumë i efektshëm në këtë rast është edhe kivi. Gjithashtu ushtrohuni, ecni, dhe kushtoni vëmendje kur shkoni në tualet, shpëlahuni më ujë të ftohtë dhe dilni të paktën një herë në 24 orë.
Megjithatë, në qoftë se zgjat më shumë, konsultohuni me mjekun për këshilla dhe ndihmë. Kjo për shkak se kapsllëku afatgjatë mund të çojë në paraqitje të hemorroideve, të cilat janë të pakëndshme, të dhimbshme dhe problem serioz, por fatmirësisht, shumica e tyre tërhiqen vetvetiu pas lindjes./ JoTabu.al
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...