Gjuha e bardhë është simptomë e disa patologjive të caktuara, si dehidratimi, konsumi i tepërt i alkoolit, duhanit, ethet gripale dhe goja e thatë.
Sipas mjekëve, një gjuhë e shëndetshme duhet të ketë gjithmonë ngjyrë rozë.
Shpeshherë ajo humbet këtë ngjyrë natyrale dhe vishet me një shtresë të bardhë si shkumë dhe krijon disa të çara.
Ja, katër mënyra natyrale si ta trajtoni në kushte shtëpie.
1.Kripë: Kripa është një ndër trajtimet natyrale më efektive për pastrimin e gjuhës së bardhë. Ajo ka veti anti-septike që mund të vrasë bakteret dhe të eleminojë qelizat e vdekura dhe mbeturinat e tjera. Merrni pak kripë dhe pastroni gjuhën me ujë të ngrohtë dhe furçë dhëmbësh.
2.Xhel Aloe vera: Xheli i Aloe veras ka veti anti-inflamatore dhe hidratuese. Merrni një gjethe nga bima e aloe veras, mblidhni xhelin dhe pastroni gjuhën me një furçë me qime të butë. Aloe vera do t’ju ndihmojë gjithashtu të kuroni problemet e thatësisë së gojës.
3.Vaj kokosi: Përdorimi i vajit të arrës së kokosit është një ndër mënyrat më natyrale për të pastuar gjuhën. Merrni pak vaji kokosi dhe rrotullojeni në gjuhë për 15 minuta. Ky veprim duhet bërë çdo ditë para se të lani dhëmbët.
4.Sodë buke: Merrni një lugë çaji me sodë bukë dhe bashkojeni me 1 lugë gjelle lëng limoni. Përhapeni në gjithë hapësirën e gjuhës me gishta dhe fërkojeni. Në fund shpëlani gojën me ujë të ftohtë.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...