Mos e fajësoni veten – apo njëri-tjetrin. Nëse ju merr më shumë kohë që të ngelni shtatzënë nga sa keni pritur, ndjenja e dëshpërimit është mëse e natyrshme. Krijimi i një familje dhe prindërimi, për shumicën e njerëzve, janë pjesë thelbësore e jetës dhe nuk arrihet lehtë deri aty, dhe aspak mos mendoni se diçka e gabuar po ndodhë me ju.
Kuptoni dhe pranoni që ju dhe partneri juaj do të keni ulje dhe ngritje derisa mundoheni për konceptim. Për fillestarët, flisni sa më shumë me njëri-tjetrin dhe kërkoni këshilla nga çiftet tjerë që akoma janë në përpjekje.
Nëse jeta juaj sillet rreth një regjimi të rreptë të monitorimit të temperaturës bazë të trupit dhe seksit të planifikuar, merrni parasysh ndërprerjen e kësaj dhe pushoni. Bëni një përpjekje për të ringjallur dashurinë dhe kënaqësinë që keni pasur në radhë të parë.
Nëse të gjitha mbledhitë familjare apo tubimet me shoqërinë kanë një kuptim të dhimbshëm për ju, sepse të gjithë janë me fëmijë qysh herët, atëherë merrni guximin dhe mos frekuentoni vende të tilla. Kjo do të ndikojë vetëm në përkeqësim emocional tuajin.
Për të shmangur ndjenjat e lëndimit, dërgoni një dhuratë, këshillon Alice Domar, psikologe e specializuar për çifte jopjellorë. Ajo rekomandon të blini ndonjë dhuratë libër për fëmijë që të shpëtoni veten nga qëndrimi i gjatë nëpër dyqane fëmijësh për lodra.
Mos harroni të ndjekni interesat apo hobitë tuaja të tjera – ose kërkoni diçka të re në jetën tuaj. Nëse keni ëndërruar gjithnjë të mësoni kitarën, bëjeni. Nëse shetitja është hobi juaj, jepni vetes mundësinë ta bëni. Apo angazhohuni në ndonjë klasë për pikturë, vallëzim apo diçka tjetër që ju ka pëlqyer gjithmonë. Kënaquni me gjëra të reja dhe mos u fokusohuni vetëm në konceptimin tuaj.
Së fundi, nëse jeni përpjekur për më shumë se një vit, atëherë mund të merrni në konsideratë caktimin e ndonjë termini tek një specialist për infertilitet. Shumë probleme janë relativisht të lehta për t’u trajtuar, kështuqë mund të kurseni shumë zhgënjimin e mëtejshëm përmes diagnostikimit tuaj./femra.net/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...