Si i shton shanset domatja për shtatzëni?

22:59 | 26 Qershor 2018
Arbresh.info

Edhe pse ekziston supozimi që steriliteti më së shpeshti lidhet me femrat, ekspertët konsiderojnë që problemet me sterilitetin njësoj shfaqen edhe te femrat edhe te meshkujt.

Një hulumtim i ri tregon se si fertiliteti mashkullor mund të shtohet nëpërmjet rrugëve natyrale: me ushqim, përkatësisht me konsumimin e domateve, transmeton Telegrafi.

Përse domatja është e rëndësishme për fertilitet?

Hulumtimi më i ri i klinikës Cleveland në Ohajo ka treguar se si likopeni, antioksidans, i cili gjendet në domate dhe ia cili i jep ngjyrën e kuqe, mund të shtojë numrin e spermës madje deri në 70%.

Likopeni shton cilësinë e spermës, shpejtësinë e spermës dhe zvogëlon numrin abnormal të spermatozoideve.

Ky hulumtim ka përfshirë 12 grupe meshkujsh në gjithë botën dhe rezultatet kanë treguar se pikërisht ky përbërës mundëson shërim më të lehtë të sterilitetit te meshkujt.

Këto rezultate u japin shpresë të madhe çifteve të cilët luftojnë me sterilitetin në gjithë botën, të cilët deri tani sterilitetin e kanë shëruar vetëm me barna.

Ashok Agarwal, drejtor i Qendrës Klinike të Mjekësisë Reproduktive në Ohajo, thekson që meshkujt të cilët shpesh konsumojnë domate, kanë më pak shanse të sëmuren nga kanceri i prostatës, i mushkërive dhe i lukthit.

Tashmë kanë filluar përgatitjet e preparateve me likopen me të cilat do të shërohet steriliteti mashkullor, por rezultatet do të publikohen vetëm gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme