Çdo grup i gjakut përballon në mënyra të ndryshme stresin, theksojnë hulumtuesit, ndërkaq këto janë ushtrimet dhe treningët të cilët rekomandohen…
Është me rëndësi të dini grupin e gjakut për shkak që mund të na tregojë se ndaj cilave sëmundje kemi prirje, por edhe se si të përballemi me stresin, transmeton telegrafi.
Mundemi të zbulojmë edhe se si ta eliminojmë më së miri stresin, duke pasur parasysh grupin e gjakut.
Në të vërtetë, është dokumentuar shkencërisht që personat me grupin A të gjakut më së keqi e përballojnë stresin.
Kjo është për shkak që kanë nivel më të lartë kortizoli në gjak, hormon përgjegjës për ndjenjën e stresit, gjë që do të thotë që janë më të varur nga stresi se grupet e tjera të gjakut.
Aktiviteti fizik është mënyra e shkëlqyeshme për uljen e stresit, ndërkaq stresi njerëzve të varur me grupin A të gjakut u rekomandohen aktivitete qetësuese fizike siç janë taichia dhe joga të cilat ulin nivelin e kortizolit.
Personat me grupin 0 të gjakut, kanë treguar hulumtimet, më së miri përballojnë situatat stresuese, mirëpo gjithashtu u nevojitet ndihmë që nga trupi të nxjerrin hormonin kortizol.
Në këtë drejtim më së miri do të ndihmojnë ushtrimet energjike të cilat do të eliminojnë shumë shpejt ndjenjën e stresit.
Personave me grupin B të gjakut më së shumti u përgjigjen joga dhe format e tjera të buta të treningut, derisa individët me grupin AB të gjakut më së miri funksionojnë kur rutina e tyre ditore është e ekuilibruar, pa oscilime të mëdha të ndjenjës së stresit.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...