NJë fjali, që e kemi dëgjuar shpesh gjatë pandemisë së Covid-19 ka qenë diçka e tipit: 80% e të infektuarve kanë simptoma të lehta ose mund të mos kenë simptoma fare.
Natyrisht, mungesa e simptomave është ideale (nëse duhet të sëmuremi – dhe shanset janë të larta), por plot të rinj, të shëndetshëm janë ngushëlluar me etiketimin “të lehta.” Njerëzit më të mëdhenj në moshë dhe njerëzit me sëmundje kronike, s’e patën kurrë këtë privilegj. Të gjithë jemi ftohur, të gjithë kemi pasur grip; edhe pse s’është një përvojë e këndshme, e njohim situatën.
Por ndoshta e kemi keqkuptuar termin “të lehta” kur aplikohet për simptomat e koronavirusit, sipas Bruce Aylwrad, që udhëhoqi OBSH-në kur vizitoi Wuhan në fillimet e pandemisë. Aylward ka 30 vite përvojë në betejat kundër poliomelitit, Ebolës dhe emergjencave të tjera globale. Ai thotë se rastet e klasifikuara si të lehta në Kinë përfshijnë pacientët që kaluan në pneumoni dhe që patën nevojë për aparatura për të marrë frymë. Rastet që u etiketuan si “kritike” ishin pacientë me mushkëri ose më shumë organe jo funksionale.
Sigurisht, mund të ketë të infektuar me simptoma të lehta që nuk e identifikojnë veten ose nuk testohen. The Times raportoi se “Covid-19 është thuajse identik në simptoma me një ftohje ose një grip.” Sipas Sean Morrison, eskpert në gjeriatri në Mout Sinai Hospital, “të lehta” përdoret për simptomat e përballueshme për të cilat nuk nevojitet mendimi i një mjeku apo një vizitë. Por kjo mund të përfshijë njerëzit që kanë kaluar.
“Shumica e njerëzve me pneumoni – çdo lloj pneumonie – ndihen mjaftushëm keq sa për t’u vizituar dhe kuruar,” thotë Morrison. “Një grup njerëzish me pneumoni ama, rrinë në shtëpi, nuk vizitohen dhe shërohen. Sidomos me pneumonitë virale, për të cilat antibiotikët nuk bëjnë punë.”
Pneumonia nuk është një gjendje e këndshme dhe mund të shkaktojë komplikacione të tjera shëndetësore – te pacientët me Covid-19, thotë Morrison, është një nga tre shkaqet e vdekjes. “Vdekjet prej Covid-19 ndodhin prej një nga këto tre arsye: mosfunksionim i mushkërive prej pneumonisë (që do të thotë infeksion në mushkëri); infeksion në gjithë trupin që kalon në sepsis; mosfunksionim i veshkave, falë infeksionit në trup.”
Në fjalë të tjera, ka disa raste të koronavirusit që i ngjasojnë gripit apo ftohjes dhe ka raste që s’i ngjajnë fare. Por mund të jetë shumë më keq. Nuk dimë ende mjaftueshëm për këtë virus. “Faktet ndryshojnë nga dita në ditë,” thotë Morrison. “Nëse më pyesni pas një muaji, mund t’ju jap një përgjigje më të saktë.”
Tani për tani dimë se daljë në publik me simptoma ose pa simptoma thjesht kontribuon në përhapjen e mëtejshme të koronavirusit dhe sëmurë të tjerë që ndoshta s’do të kenë simptoma të lehta./Anabel
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...