Stina e dimrit shoqërohet gjthnjë me një sërë problemesh shëndetësore siç janë gripi, të ftohtit dhe sidomos bronshiti.
Rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë goditen nga inflamacioni si rrjedhojë e të ftohtit dhe gripit por edhe duhanpirjes apo toksinave të ndryshme duke na lënë peng të kollës që “nuk di të ikë.” Grekët dhe Romakët e lashtë e lavdëronin trumëzën për vlerat e saj të shumta, shkruan agroweb, përcjellë portali arbresh.info
Në Greqinë e lashtë, kjo bimë mesdhetare zinte vend nderi në tempujt më të rëndësishëm, ndërkohë që besohej se aroma e trumzës vriste mikrobet, ndaj ajo garantonte një ambient me erë të mirë dhe të shëndetshme. Trumza është pjesë e një recete të fuqishme kundër kollës që duhet ta mësoni patjetër.
Trumzën mund ta gjeni të freskët ose të thatë. Kur është e freskët, trumza ka një aromë më të fortë, por nuk mund të qëndrojë e freskët për më shumë se një javë. Çaji i trumzës është i fuqishëm. Ai largon kollën dhe shpërbën sekrecionet.
Ekstraktet e trumzës kanë efekt zgjerues dhe qetësues të rrugëve të frymëmarrjes. Mjalti nga ana tjetër lufton virozat dhe i jep këtij çaji një vlerë tjetër të shtuar. Specat djegës, shafrani i Indisë dhe xhenxhefili janë gjithashtu elementë të nevojshëm për këtë kurë fantastike kundër kollës.
Speci djegës e ngroh trupin, duke nxitur djersitjen që shërben për të larguar toksinat. Receta e çajit magjik kundër kollës Ju nevojiten dy lugë gjelle me trumzë të freskët ose 1 lugë gjelle me trumzë të thatë.
Hidhni një filxhan me ujë në çajnik dhe ziejeni bashkë me trumzën për 10 minuta.
Shtoni: 1 lugë gjelle me mjaltë
1 lugë gjelle me shafran Indie
1 lugë gjelle me spec djegës
1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë
1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni.
Këtë çaj duhet ta pini 3 deri në 4 herë në ditë. Ju bëftë mirë dhe shërim të shpejtë.
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...