Shurupi unik i trumzës me xhinxher dhe speca djegës

19:09 | 9 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Stina e dimrit shoqërohet gjthnjë me një sërë problemesh shëndetësore siç janë gripi, të ftohtit dhe sidomos bronshiti.

Rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëritë goditen nga inflamacioni si rrjedhojë e të ftohtit dhe gripit por edhe duhanpirjes apo toksinave të ndryshme duke na lënë peng të kollës që “nuk di të ikë.” Grekët dhe Romakët e lashtë e lavdëronin trumëzën për vlerat e saj të shumta, shkruan agroweb, përcjellë portali arbresh.info

Në Greqinë e lashtë, kjo bimë mesdhetare zinte vend nderi në tempujt më të rëndësishëm, ndërkohë që besohej se aroma e trumzës vriste mikrobet, ndaj ajo garantonte një ambient me erë të mirë dhe të shëndetshme. Trumza është pjesë e një recete të fuqishme kundër kollës që duhet ta mësoni patjetër.

Trumzën mund ta gjeni të freskët ose të thatë. Kur është e freskët, trumza ka një aromë më të fortë, por nuk mund të qëndrojë e freskët për më shumë se një javë. Çaji i trumzës është i fuqishëm. Ai largon kollën dhe shpërbën sekrecionet.

Ekstraktet e trumzës kanë efekt zgjerues dhe qetësues të rrugëve të frymëmarrjes. Mjalti nga ana tjetër lufton virozat dhe i jep këtij çaji një vlerë tjetër të shtuar. Specat djegës, shafrani i Indisë dhe xhenxhefili janë gjithashtu elementë të nevojshëm për këtë kurë fantastike kundër kollës.

Speci djegës e ngroh trupin, duke nxitur djersitjen që shërben për të larguar toksinat. Receta e çajit magjik kundër kollës Ju nevojiten dy lugë gjelle me trumzë të freskët ose 1 lugë gjelle me trumzë të thatë.

Hidhni një filxhan me ujë në çajnik dhe ziejeni bashkë me trumzën për 10 minuta.

Shtoni: 1 lugë gjelle me mjaltë
1 lugë gjelle me shafran Indie
1 lugë gjelle me spec djegës
1 lugë gjelle me xhenxhefil të grirë
1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni.

Këtë çaj duhet ta pini 3 deri në 4 herë në ditë. Ju bëftë mirë dhe shërim të shpejtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme