Miliona persona në botë që kanë një nivel shumë të lartë të sheqerit në gjak janë më të predispozuar që të preken nga tuberkulozi, paralajmëruan sot specialistët pas prezantimit të disa studimeve të reja gjatë një kongresi të pneumonologjisë në Hagë.
Në vitin 2017, rreth 10 milionë persona janë prekur nga tuberkulozi, një sëmundje infektive që vjen nga bacili i tuberkulozit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe specialistët shqetësohen se rritja e rasteve të diabetit ekspozon miliona pacientë ndaj rreziqevet të infektimit me tuberkuloz.
Në kuadër të një studimi të prezantuar këtë javë në një kongres të pneumologjisë në Hagë, studiuesit nga “London School of Hygiene and Tropical Medicine” kanë analizuar gjakun e personave që vuajnë nga tuberkulozi dhe diabeti në katër vende, Afrikë të Jugut, Rumani, Indonezi dhe Peru.
“Sipas këtij studimi del se para se një person të zhvillojë një diabet, rreziku që të preket nga tuberkulozi është më i lartë”, deklaroi Ajay Kumar, drejtoreshë e kërkimeve në Unionin Ndërkombëtar Kundër Tuberkulozit dhe Sëmundjeve Pulmonare.
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media