Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme gjatë konferencës online me gazetarët për fundin e vitit 2020 ta se vaksinimi do të nisë brenda muajit janar.
Rama theksoi se vendi ynë është shumë pranë një marrëveshjeje për të siguruar vaksinën e COVID. Ai informoi se si në çdo vend të botës vaksinimi do të fillojë me bluzat e bardha, më pas me mësuesit, policët të cilët janë më të rrezikuarit e më pas me qytetarët.
Kryeministri përsëriti se ka doza të pakta në të gjithë botën por më pas do të shtohen për të plotësuar të gjitha shtetet.
“Do të ketë përsëri një shifër prej 400 mijë teste të tjera të shpejta për covidin. Jemi në përpjekje për vaksinën, më vjen keq që dëgjoj lloj lloj teorish sepse situata e përgjithshme është e njëjtë. Kompanitë si Pfizer bëjnë marrëveshje që janë të lidhura me shtetet, nuk ka një marrëveshje tani e cila bëhet drejtpërdrejt me kompanitë dhe ti blen sipas asaj që ofron, jemi të bindur që do të fillojmë vaksinimin që të kalojë ky ngërç, do të fillojmë brenda janarit që të jemi në gjendje të fillojmë vaksinimin në fillim me mjekët infermierët, më pas mësuesit, policët e me radhë. Jemi shumë pranë një marrëveshje të shkruar, kemi filluar të punojmë qysh me takimin në drejtorin në SHBA. Ne punojmë politikisht dhe diplomatikisht për të siguruar. U fol që filloi vaksinimi në Maqedoninë e Veriut, por ja vetëm 100 doza të dhëna në parim nga Bullgaria. Për të lypur për shqiptarët më falni për modestinë por jam njishi”, tha Rama.
Vaksinimi për COVID ka nisur në shumë vende të botës, ndërsa pritet që të shtohen dozat.
Kujtojmë se kryeministri dha për herë të parë sinjal për vaksinën pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Kompanisë “Pfizer”, e cila ka prodhuar vaksinën e parë të koronavirusit me efikasitet 95%.
“Takimi pozitiv me bosin e Pfeizer, Albert Burla, në qendrën e kompanisë prodhuese të vaksinës në Nju-Jork, përmbylli komunikimet tona të kësaj vizite kërkimore për të siguruar vaksinën për Shqipërinë një sfidë e jashtëzakonshme në kushtet e një kërkese globale marramendëse”, shkruajti Rama krahas fotos me të.
Ditën e djeshme, Këshilli Evropian mori vendimin për t’i ardhur në ndihmë Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe vendi ynë duke miratuar një paketë 70 milionë euro për aksesim të shpejtë në vaksinën ndaj COVID-19./TCH/
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...