Sipas një studimi të fundit të kryer në Gjermani, shumë njerëz mund të kenë qenë të infektuar me koronavirus dhe mund të kenë fituar imunitet më herët se mendohej.
Shkencëtarët që studionin qytetin në epiqendrën e shpërthimit të parë të madh të Gjermanisë thanë se ata kishin gjetur antitrupa ndaj virusit te njerëzit që nuk kishin treguar simptoma dhe nuk mendohej se ishin infektuar më parë, transmeton portal arbresh.info
Rezultatet fillestare të publikuara të enjten sugjerojnë që 15 përqind e qytetit mund të kenë imunitet, tre herë më shumë se vlerësimet e mëparshme.
Gjetjet sugjerojnë se shkalla e vdekshmërisë për virusin në Gjermani është vetëm 0.37 përqind – pesë herë më e ulët se vlerësimet aktuale.
Shokon guvernatori meksikan: Të varfrit kanë imunitet, nuk preken nga koronavirusi
“Kjo do të thotë që relaksimi gradual i bllokimit tashmë është i mundshëm”, tha profesori Hendrik Streeck, autori i studimit.
Sipas tij, kjo ka ndodhur mëqe njerëzit në Gjermani kanë qenë shumë të kujdesshëm dhe të disiplinuar gjatë fazës së dytë.
Megjithatë, kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka shuar shpresat e gjermanëve për lehtësim të bllokimit, duke u thënë qytetarëve: “ Ne nuk guxojmë të jemi të pamatur tani. Ne mund të shkatërrojmeë shumë shpejt atë që kemi ndërtuar”.
Studimi në qytetin e Gangelt në rrethin e Heinsberg është i pari në Europë që ka hetuar efektet e virusit në një komunitet të tërë.
Shkencëtarët në Universitetin e Bonit po testojnë rreth 1.000 njerëz në 400 familje për antitrupa dhe shenja të infeksionit aktual, transmeton portali arbresh.info
Qyteti Gangelt kishte një shkallë më të lartë të infeksionit në Gjermani. Por autorët e studimit thanë se ishin baza për një optimizëm të kujdesshëm. Një normë imuniteti prej 15% është tashmë e mjaftueshme për të ngadalësuar në mënyrë të konsiderueshme përhapjen e virusit, thanë ata në një deklaratë të përbashkët.
Shkencëtarët thonë se nuk dihet se sa do të zgjasë imuniteti ndaj virusit, pasi nga përvoja e mëhershme besohet se ajo mund të zgjasë nga 1 vit deri në 18 muaj.
Autorët e studimit thanë se rezultatet ishin arsye për të filluar ngritjen e bllokimit të përgjithshëm aktual dhe për të kaluar në një fazë izolimi për grupet më të rrezikuara në rrezik.
Jens Spahn, ministri gjerman i shëndetësisë, më parë kishte sugjeruar se lehtësimi i bllokimit mund të jetë i mundur pas Pashkëve./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...