Fatmirësisht, mjekësia tradicionale, në të cilën bie edhe metoda e lashtë kineze e akupunkturës, mund të ndihmojë pikërisht te këto probleme kronike
Kur është fjala për dhimbjet e shpinës, kërdhokullave dhe nyjave, po jua tregojmë disa pika, me masazhin e të cilave mund t’i lehtësoni telashet, ndërkaq me stimulimin e rregullt madje plotësisht t’i eliminoni shkaktarët e dhimbjes.
Pika e parë është GB 29 dhe gjendet në bashkimin e komblikut dhe tulit të kofshës. Me stimulimin e saj do të eliminoni dhembjet në kërdhokulla dhe përgjithësisht në nyja.
Në kombinim me pikat GB 30, të cilat gjenden pak më poshtë dhe parapa në drejtim të vitheve, në pjesën e poshtme të ashtit të komblikut, do t’i eliminoni dhembjet në pjesën e poshtme të shpinës, në nyja, kërdhokulla dhe në supe.
Pika B 54, e cila gjendet pas gjunjëve, gjithashtu ndihmon në zbutjen e dhimbjeve të kërdhokullave dhe në pjesën e poshtme të shpinës, por ndikon edhe në lirimin e muskujve.
Stimuloni këto tri pika rregullisht dhe me siguri do t’i eliminoni dhembjet e shpinës dhe nyjave. /Telegrafi/
Vdes një i burgosur në Spitalin e Gjilanit, SHKK jep detaje
Gërvalla udhëton në Kanada, merr pjesë në takimin e ministre...
Përmbytjet në Itali, evakuohen 1500 persona
Balluku në takimin e ministrave të Transportit në Budapest: ...
Bellingham dhe Vinicius Jr marrin rritje të konsiderueshme p...
Betohen 20 kadetët e rinj të Qendrës për Studime Universitar...