Në të gjithë e dimë se pas lënies së duhanit është e zakonshmë që të shtojmë ca kilogramë.
Megjithatë, një studim ka gjetur një gjë shumë frikësuese në lidhje me këtë, transmeton portali arbresh.info
Sipas studimit të kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit TH Chan, thuhet se personat që shtojnë peshë pas lënies së duanit ka gjasa të mëdha të preken nga diabeti i llojit 2.
Studiuesit thonë se ata të cilët kënaqen me ushqime pas heqjes dorë nga duhani, kanë 20 përqind më shumë gjasa të preken nga diabeti, sesa ata që pinë duhan.
Studimet e kaluara kanë zbuluar se njerëzit që kanë ndërprerë pirjen e duhanit kanë rrezikun e zhvillimit të diabetit, por shkencëtarët nuk kanë qenë në gjendje të identifikojnë arsyen se pse.
Ekipi, nga Shkolla e Shëndetit Publik të Harvardit TH Chan, thotë se gjetjet e tyre janë të parat që tregojnë një korrelacion të drejtpërdrejtë dhe shpresojnë se kjo hap rrugën për ndërhyrje më të mirë dietë dhe stërvitje për ata që mendojnë të ndërpresin pirjen e duhanit./arbresh.info/
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan