Një studim i më shumë se 500 mijë njerëz ka arritur në përfundim se ata që shtojnë gjithmonë kripë në ushqim kanë 28 përqind më shumë rrezik që të përjetojnë vdekje të parakohshme, në krahasim me njerëzit që e bëjnë këtë rrallë ose kurrë.
Zakonisht rreth tre në 100 njerëz të moshës 40 deri në 69 vjeç vdesin më herët se popullata e përgjithshme, transmeton portal arbresh.info
Por, studimi i botuar në Gazetën Europiane të Zemrës, ka gjetur se një në 100 persona mund të përjetojë vdekje të parakohshme si rezultat i kripës së shtuar.
Burrat e moshës 50 vjeç humbasin rreth 2.28 vite nga jeta e tyre duke konsumuar kripë shtesë, ka vërtetuar studimi.
Gratë në të njëjtën moshë mund të shohin që jetëgjatësia e tyre të bjerë me rreth një vit e gjysmë.
Pothuajse 18,500 vdekje të parakohshme (nën moshën 75 vjeç) u regjistruan gjatë një ndjekjeje nëntë vjet pasi të dhënat u mblodhën midis viteve 2006 dhe 2010.
Studimi i ri u drejtua nga profesori Lu Qi, i Shkollës së Shëndetit Publik dhe Mjekësisë Tropikale të Universitetit Tulane në Neë Orleans në SHBA.
“Në dietën perëndimore, shtimi i kripës në tryezë përbën 6%-20% të marrjes totale të kripës dhe ofron një mënyrë unike për të vlerësuar lidhjen midis marrjes së zakonshme të natriumit dhe rrezikun e vdekjes”, tha autori i studimit.
Rreziqet e vdekjes së hershme të lidhura me kripën e shtuar u zvogëluan pak te njerëzit që hanin më shumë fruta dhe perime – megjithatë ndryshimi nuk ishte “i madh”.
“Për shkak se studimi ynë është i pari që raporton një lidhje midis shtimit të kripës në ushqime dhe vdekshmërisë, nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar gjetjet përpara se të bëni rekomandime,” tha Dr Qi./arbresh.info/
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...