Jeni të vetëdijshëm ose jo, por që zëri juaj thotë shumë për ju.
Veç nëse dëgjoni një zë të nivelit mesatar të një personi, mund të tregoni nëse ai është i ri apo i rritur, burrë apo grua.
Ndryshimi i zërit theksohet në fazën e pubertetit ku te djemtë rritet testosteroni dhe ndryshon vokali.
Në një studim thuhet se zëri te femrat mund të jetë zbulues i fertilitetit të tyre. Shkencëtarët kanë treguar nëpër dekada se zëri të gratë zvogëlohet pas menopauzës për rreth 35 Hz. Te gratë në fazën reproduktive thuhet se niveli i zërit është më i lartë në fazën e ovulacionit secilin muaj, shkruan Independent, përcjell Klan Kosova.
Dhe, së fundmi është shikuar se sa shtatzënia ndikon në zërin e një gruaje. Studimi thotë se niveli i zërit ulet të gratë në këtë fazë dhe pas lindjes së fëmijës së parë. Por që ky ndryshim zgjatë vetëm për një vit, ku zëri më pas kthehet gati-gati në nivelin sikur para shtatzënisë.
Shumë gra kanë thënë se e kanë përjetuar këtë ndryshim. Edhe këngëtarja e famshme Adele në vitin 2012 ka lindur fëmijën e saj, ku edhe ajo ka vërejtur ndryshimet drastike. Ajo ka thënë se zëri i saj vetëm tash ka arritur t’i kthehet sikur më parë.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë