Periudha e shtatzënisë është e vështirë në çdo kohë, por gjatë verës ajo shumë e lodhshme, si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Mjekët japin disa këshilla të thjeshta, që duhet t’i ndjekin shtatzënat gjatë ditëve të nxehta të verës, transmeton Shendeti.com.al.
-Ujë. Duhet të pini sa më shumë ujë në mënyrë që të mbani trupin të hidratuar, kjo është e rëndësishme si për ju edhe për beben. Duhet të mbani gjithmonë një shishe ujë me vete nëse dilni jashtë.
–Temperatura e trupit. Duhet të mundoheni ta mbani nën kujdes temperaturën e trupit, pasi temperatura e lartë mund të krijojë anomali te fetusi. Prandaj duhet ta freskoni trupin herë pas here.
–Ushqimi. Është mjaft i rëndësishëm. Duhet të ushqeheni shëndetshëm dhe disa herë në ditë, duke ngrënë në sasi të vogla. Konsumoni fruta dhe perime të freskëta, si dhe lëngje frutash.
–Veshja. Duhet të tregoni kujdes me veshjet, duke përdorur rroba pambuku dhe të lehta, në mënyrë që të qarkullojë ajri duke e mbajtur trupin të freskët.
-Duhet të shmangni daljet gjatë orëve të nxehta të drekës, duke i caktuar daljet orët e vona të pasdites ose herët në mëngjes.
-Këmbët. Sigurohuni që në momentet kur shtriheni apo uleni t’i mbani këmbët pak lart, duke vendosur jastëkë të këmbët.
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...