Siç e dimë, koronavirusi ka ardhur deri në Itali e Greqi dhe rastet e infeksionit rriten orë pas ore, si dhe frika. Gratë shtatzëna sigurisht paraqiten në listën e njerëzve më të frikësuar. Frika e tyre u rrit kryesisht nga fakti se një nga rastet e para të infektimit në Itali ishte ai e një gruaje shtatëzënë. Por le të kuptojmë se cilat janë rreziqet e infeksionit të koronavirusit gjatë shtatzanisë.
Shtatzënia dhe Koronavirusi: rreziqet më të mëdha?
Shtatzënia është një periudhë në të cilën gruaja i nënshtrohet më shumë infeksioneve dhe viruseve, sepse sistemi imunitar është i rrezikuar. Pikërisht për këtë arsye, nënat në pritje janë të shqetësuara për Koronavirusin, si për shëndetin e tyre, ashtu edhe për shqetësimin e transmetimit të virusit tek fëmija i tyre. Për të shmangur alarmimin e rremë, Susanna Esposito, drejtoreshë e klinikës pediatrike të spitalit “Piero Barillà” në Parma dhe presidente e Shoqatës Botërore për Sëmundje Infektive dhe Çrregullime Imunologjike siguron gratë shtatzëna që ato nuk janë më në rrezik nga të tjerët. Këshillat mbeten të njëjta: lani duart shpesh dhe mirë me sapun, shmangni vendet dhe kontaktet në rrezik.
Nënat e ardhshme duhet të jenë të qeta: rreziku për to nuk është më i madh ose i ndryshëm sesa për pjesën tjetër të popullatës. Prandaj, masat paraprake që duhet të ndiqen janë të njëjta për të gjithë: lani dhe dezinfektoni mirë duart tuaja dhe shmangni vendet shumë të mbushura me njerëz.
Prandaj, gratë shtatzëna nuk paraqesin rreziqe më të mëdha të infektimit, por ajo që shqetëson nënat është të dinë nëse, në rast ngjitjeje, virusi transmetohet te fetusi. Dr. Esposito konfirmoi këtë mundësi, megjithëse ende nuk ka pasur raste. Sidoqoftë, situata ndryshon gjithmonë në përputhje me sistemin imunitar të gruas, gjendjen e shtatzanisë dhe praninë e mundshme të patologjive të tilla si hipertensioni ose mbipesha, të cilat ekspozojnë gruan në rreziqe më të mëdha shkruan revista Për Nënat.
Susanna Esposito shton se, në rast të infektimit gjatë fazës së fundit të shtatzanisë, ajo do të prirej të preferonte lindje cezariane, sepse: Rekomandohet në rastet e infeksionit viral, pas 34 javësh, sepse zvogëlon rrezikun e infektimit të të porsalindurit gjatë lindjes.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...