Shtatzëni e pamundur? Ja 10 faktorët që rrezikojnë fertilitetin e gruas

07:10 | 17 Korrik 2017
Arbresh.info

Fatmirësisht në ditët e sotme mjekësia ka bërë përparime të mëdha duke dhënë mundësinë të diagnostikohen pothuajse të gjitha rastet e infertilitetit femëror, dhe më pas edhe të trajtohen.

Një prej falktorëve më të rëndësishëm që ndikon negativisht është stresi dhe ankthi.

Ndërkaq faktorët e tjerë që rrezikojne fertilitetin femëror janë…

  • Faktori gjenetik. Nëse gruaja ka një problem në një çift kromozomik do të ketë probleme me fertilitetin apo aborte spontane.
  • Kjo ndodh kur niveli i hormoneve të tiroides që prodhohen është nën atë normale. Është një problem që duhet të mbahet nën kontroll pasi mund të shkaktojë probleme në vezore.
  • Sëmundjet gjinekologjike. Këtu mund të përfshihen sindroma e ovaries policistike, endometrioza, fibroidet uterine etj. Këto janë probleme që shfaqen shumë shpesh tek gruaja.
  • Semundjet seksualisht të transmetueshme. Këtu pëfshihet edhe klamidia.
  • Ka një ndikim shumë të madh në uljen e fertilitetit pasi dëmton sistemin riprodhues të gruas pasi e çrregullon sistemin e vezoreve.
  • Peshë shumë e vogël. Nëse është në nivelet tepër ekstreme, pesha e gruas mund të çrregullojë prodhimin e hormoneve si edhe ciklit menstrual.
  • Ky problem çrregullon steroidet seksuale si edhe ciklin duke mos favorizuar ngjizjen e një shtatzanie.
  • Konsumi i lartë i kafeinës. Një filxhan kafe nuk do të shkaktojë infertilitet, por nëse do të tejkaloni dozën atëherë do të shikoni pasojat negative. Nuk bëhet fjalë vetëm për kafeinën e marrë nga kafeja por edhe nga çaji, çokollatat, si edhe pije të tjera.
  • Ekspozimi ndaj kimikateve. Më të rrezikshmit janë: formaldehidi, percheloretileni, si edhe tolueni që ndodhen edhe në produktet shtëpiake (bojërat, produktet e pastrimit, holluesit e bojërave, acetoni, produktet kozmetike, ushqimet me ngjyrues).
  • Faktori psikologjik. Është i fundit në listë por jo nga rëndësia. Problemet e përditshme sociale, ekonomike, familjare etj e kompromentojnë seriozisht fertilitetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme