Në një studim të botuar në revistën “American Heart Association”, 11500 të rritur të moshës së mesme në SHBA janë ndjekur për një periudhë gati 30 vjeçare.
Gjatë studimit ata kanë analizuar se stili i jetës së tyre ndikoi në goditjen në tru, transmeton portal arbresh.info
Sipas Daily Mail, shtatë zakone të thjeshta do të mund të ndryshojnë shëndetin për të mirë.
Edhe pse renditen në një grup prej shtatë vetash, vetëm katër prej tyre janë faktorë të ndryshueshëm.
Tre të tjerat – ruajtja e presionit normal të gjakut, kontrolli i kolesterolit dhe reduktimi i sheqerit në gjak – janë efekte indirekte për ruajtjen e shëndetit.
Mosha, presioni i lartë i gjakut, duhani, mbipesha, qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe diabeti njihen si faktorë që rrisin rrezikun e goditjes në tru.
Një tjetër faktor rreziku është historia familjare e sëmundjes.
Të gjithë pjesëmarrësit morën një vlerësim poligjenik të rrezikut të goditjes në tru, bazuar në testet e gjakut që identifikuan mutacione të lidhura me rezultate fatale.
Kjo vlerësoi se sa gjasa kishte që një person të përjetonte një goditje gjatë jetës së tij, bazuar vetëm në ADN-në e tij. Të dhënat e tyre mjekësore u kontrolluan gjithashtu për të parë se sa mirë ndoqën shtatë zakonet e jetesës.
Shtatë zakonet që ndihmojnë në parandalimin e goditjes në tru janë:
• Mbajtja e një diete të mirë dhe të ekuilibruar
• Ushtrimet e rregullta
• Ndalimi i pirjes së duhanit
• Kujdesi për peshën trupore
• Kujdesi për presionin normal të gjakut
• Kontrollimi i kolesterolit
• Reduktimi i sheqerit
Pjesëmarrësit në studim që aplikuan këto shtatë zakone, kishin 30 deri në 43 gjasa më të vogla që të prekeshin nga goditja në tru.
“Studimi ynë konfirmoi se ndryshimi i faktorëve të rrezikut të stilit të jetesës, si kontrolli i presionit të gjakut, mund të neutralizojë rrezikun gjenetik të goditjes në tru. Ne mund të përdorim informacionin gjenetik për të përcaktuar se kush është në rrezik më të lartë dhe për t’i inkurajuar ata të adoptojnë një mënyrë jetese të shëndetshme.” , tha autorja kryesore e studimit, Profesoresha Miriam Fornage, nga Universiteti i Teksasit në Hjuston./arbresh.info/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...